Pacienti gati sa nuk u dogj i gjallë pas reaksionit nga ilaçet

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Christopher Wooll

Një i ri për pak sa nuk vdiq pasi i bënë reaksion ilaçet e marra pa rekomandimin e mjekut. 21-vjeçari Christopher Wooll tregon se gati sa nuk “u dogj i gjallë”, pasi filluan t’i dilnin flluska në trup vetëm 10 ditë pasi mori ilaçin “lamotrigine” se nuk ishte në gjendje të mirë

Z. Wooll e kishte marrë ilaçin, që përdoret për të trajtuar çrregullimin bipolar dhe epilepsinë, pa u vizituar fillimisht tek mjeku, por kishte vendosur të trajtohej vetë.

Një nga efektet anësore të këtij ilaçi janë skuqjet në lëkurë, prandaj mjekët e japin atë fillimisht në doza shumë të vogla.

21-vjeçari u diagnostifikua me sindromën Stevens-Johnson (SJS),  një gjendje e rrallë dhe e rrezikshme njëkohësisht, që shkaktohet zakonisht nga reaksioni i ndonjë ilaçi apo infeksioni.

Organet e tij filluan të shfaqnin probleme dhe mjekëve tek spitali Mbretëresha Elizabeth në Birmingham u është dashur të përballojnë një sërë ndërlikimesh, madje në një moment 21-vjeçari ndaloi së marri frymë.

Fatmirësisht mjekët arritën ta shpëtonin të riun, dhe tani ai është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj