Pacientja me kancer të mushkërive paralajmëron: Mos i injoroni këto simptoma, edhe nëse nuk pini duhan

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ashley Rivas ishte 26 vjeç kur vuri re se lodhej më shpejtë se zakonisht kur vraponte. Pak vite më vonë, ajo kishte një kollë të vazhdueshme dhe gulçim, që mjekët ia atribuuan astmës të nxitur nga stërvitja. Rivas kishte edhe simptoma të tjera: rënie në peshë, ethe dhe një sërë simptomash të penumonisë. Megjithatë, kur ajo vendosi më në fund që të bënte një skaner të gjoksit, kanceri ishte gjëja e fundit që mund t’i shkonte ndërmend.

Skaneri zbuloi një masë në mushkërinë e djathë që rezultoi të ishte tumor malinj. Rivas nuk kishte pirë asnjëherë sikur edhe një cigare të vetme në jetën e saj.

“Dua që njerëzit të dinë se kanceri i mushkërive mund t’i shfaqet kujtdo”, thotë ajo.

Rivas i është bashkuar fushatës “Lung Force” të Shoqatës Amerikane të Mushkërisë për të ndërgjegjësuar njerëzit se kanceri i mushkërive nuk është vuajtje vetëm për duhanpirësit”.

Është e vërtetë që shumica e njerëzve me kancer të mushkërisë janë përdorues të duhanit, megjithatë studime kanë treguar se 15% e pacientëve të diagnostikuar me këtë lloj kanceri nuk kanë pirë asnjëherë të vetme duhan në jetën e tyre- dhe mund të jenë edhe të rinj.

Faktorë të tjerë rrezikues përveç duahpirjes janë edhe historia familjare me këtë sëmundje, si dhe ekspozimi ndaj ndotësve të caktuar mjedisor, si asbesti, radoni, apo edhe nafta. Kanceri i mushkërisë është më i përhapuri në të gjithë botën dhe çdo vit vret më shumë gra se kanceri i gjirit, vezores dhe mitrës të kombinuar së bashku.

Nëse diagnostikohet herët, sëmundja kurohet lehtë, si në rastin e Rivas, e cila ka arritur ta luftojë këtë sëmundje vdekjeprurëse. Por, vetëm 16% e rasteve kapen që në fazën e parë. Zakonisht është si një gjëndër 7-8 milimetra e vendosur në mes të mushkërisë, që nuk shfaq asnjë simptomë. Shumë pacientë diagnostikohen vetëm kur tumori është përhapur shumë dhe po shkakton probleme me frymëmarrjen.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur