Parazitët në zorrë, trajtimi me kura natyrale

Nga Hysni Dankshi, mjek alternativ

Ndër parazitët e zorrëve që takohen më shpesh te njeriu janë parazitët e zorrëve. Ata zhvillohen si tek të vegjlit, ashtu edhe tek të mëdhenjtë, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjienës. Kur niveli i higjienës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve. Burimi i infeksionit është njeriu ose kafsha që mban në organizmin e tyre parazitët, që nëpërmjet jashtëqitjes i nxjerrin në formën e vezëve. Vezët duke rënë në tokë kalojnë nëpërmjet ujit të pijshëm, ujit që vaditim perimet dhe zarzavatet, nga duart e të rriturve dhe fëmijëve, nga lodrat dhe rrobat e infektuara. Rrugët e përhapjes janë të shumta: duart e palara, perimet dhe zarzavatet e palara mirë, uji i pijshëm etj. Për të konstatuar sëmundjet, përveç shenjave klinike janë të domosdoshme edhe ekzaminimet mikroskopike të materialeve fekale, për të parë vezët e parazitëve. Janë shumë lloje parazitësh të zorrëve: askaridoza, oksiuriaza, trikocefaloza, trikineloza, shiritat, lambia etj. Parazitët janë të shumëllojshëm. Ata janë të vegjël, që mezi shihen në mikroskop, deri tek shirit i derrit dhe i kaut që variojnë nga 8-12 m i gjatë.

Merrni 1-1.5 filxhan kafeje me fara kungulli. Shtypini në një pjatë porcelani, duke e përzier me pak sheqer, dhe u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes.

19 gr hudhër qërohet dhe shtypet. Hidheni në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për 2 klizma radhë (askaridoza).

Merrni 1 gotë ujë me shëllirë djathi. Futni në të 4-5 thelpinj hudhra të qëruara dhe të shtypura mirë. Lihen nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohen dhe pihet 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht.

Merrni 1 gotë raki të fortë rrushi, 3-4 thelpinj hudhre. Grihen imët dhe lihet nga darka deri në mëngjes për 7-10 ditë. Pas 1 jave pushim, përsëritet dhe njëherë kjo metodë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?