Pas operimit në zemër kam probleme gjatë natës

Nëna ime para 3 muajsh është operuar prej zemrës. Ka qenë mirë, por tani ka pasur të njëjtin problem, si sulm i ka ndodhur zemra arteriosklerozagjatë natës. E kemi pasur tek spitali ku është operuar. Mjekët i kanë thënë që sulm nuk ka pasur. Nëna është duke përdorur “Xanax” sipas nevojës, mirëpo është duke marrë 2 herë në ditë nga gjysmë tablete. Jam në pritje të përgjigjes suaj.

Përgjigje nga mjekja Manjola Liko

Shpeshherë pacientët që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale kanë dhimbje të forta të gjoksit që nuk e kanë origjinën nga problemet kardiake, por janë me origjinë muskuloskeletike. Fakti që ju e keni bërë konsultën me mjekun, duhet të jeni të sigurt që nuk ka asnjë problem akut kardiak. Për në vazhdim unë do t’ju rekomandoja që, nëse nëna juaj vazhdon të ketë ankesa edhe pas marrjes së “xanax”-it, të kontaktoni sërish mjekun.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?