Pasi të lexoni këtë shkrim do të konsumoni uthull molle çdo mëngjes!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”dhe Shëndeti Online: Elena Beta

uthull-molleeePërdorimi dhe konsumimi i uthullës së mollës çdo ditë është diçka që të gjithë duhet të fillojnë ta praktikojnë menjëherë pasi jep një numër të lartë të përfitimeve për organizmin e njeriut në tërësi. Këtu janë disa nga vetitië kryesore të uthullës:

Rigjeneron flokët:

Ndoshta tingëllon e pazakontë, por uthulla e mollës është regjeneruesi më i mirë natyral i flokëve. Përveç kësaj, heq shtresën e yndyrshme nga rrënja dhe ripërtërin majat. Në një gotë ujë shtoni gjysmë luge uthull, ndërsa sipas dëshirës disa pika vaj eterik. Aplikojeni në flokë dhe shpëlajeni. Pasi të thahen flokët, aroma e uthullës do të zhduket.

Largon njollat e djersitjes:

Njollat e shëmtuara të djersitjes nën sqetull mund të prishin bluzën e ndjeshme. Dhe nëse përdorni antidjersë në bazë të aluminit, njollat do të shfaqen edhe më herët duke i’u falenderuar reagimit të aluminit dhe kripës në djersë. Para larjes spërkatni me uthull të bardhë nëpër njolla të cilat do të zhduken pas larjes.

Lehtëson dhimbjet në muskuj:

Uthulla e mollës dekompozon acidin qumështor, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe i cili shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në një filxhan uji, zhytni një leckë apo copë materiali në uthull dhe mbajeni në vendet ku ndjeni dhimbje për 20 minuta.

Burimi: yourhealthycupoftea


Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës