Pasi të lexoni këtë shkrim ju nuk do t’i hidhni më lëvozhgat e vezëve

Lëvozhga e vezëve është një burim i shkëlqyer natyror i shumë mineraleve esenciale të nevojshme për shëndetin e përgjithshëm. Ajo përmban 90% kalcium dhe është e lehtë të absorbohet nga trupi.

levozhge vezeNëse konsumoni kalcium rregullisht ju do të parandaloni rrezikun e zhvillimit të osteoporozës. Konsumi i lartë i kalciumit stimulon shëndetin e kockave, është i lidhur ngushtë me prodhimin e qelizave të gjakut dhe trajton presionin e lartë të gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit.

Shumë eksperte rekomandojnë lëvozhgën e vezës si një shtesë thelbësore natyrore kalciumi. Doza që duhet të përdoret është rreth 1.5 – 3 gram lëvozhgë e thërrmuar në ditë.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që do të merrni nëse konsumoni këtë sasi:

Pastrimin e gjakut dhe forcimin e organizmit: ju nevojiten lëvozhgat e 5 vezëve dhe 3 litra ujë. Lajini lëvozhgat dhe shtypini mirë, më pas vërini në ujë. Vendoseni këtë përzierje në frigorifer dhe mbajeni për 7 ditë. Pas 7 ditësh ju mund të filloni ta përdorni këtë lëng si ujë të pijëshëm. Shtoni disa pika lëng limoni, nëse dëshironi një aromë dhe shije më të mirë.

 Trajton gastritin dhe ulçerën: merrni disa lëvozhga vezësh dhe grijini imët. Shtoni 2 lugë lëng limoni dhe prisni derisa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Kur ato të bëhen shumë të buta, shtoni 1 decilitër qumësht të nxehtë. Ju duhet ta konsumoni këtë përzierje me stomakun bosh, 2 herë në ditë, pasi zgjoheni në mëngjes dhe para gjumit në darkë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: Healthyfoodteam

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin masa për reduktimin e sasisë së nikotinës në cigare
Ja disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore
 Dr.Klodiana Zaharia: Nuhatja, rëndesia e kësaj shqise mbijetese
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar