Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Një nga mënyrat më të rëndësishme për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të trupit është të pastroni dhe të detoksifikoni organet tuajë përmes mënyrave natyrale, pa ju shkaktuar atyre efekte anësore. Mëlçia është një nga organet më jetike të trupit dhe për këtë detoksifikimi i saj është shumë i rëndësishëm. Receta natyrale që do t’ju paraqitet në këtë postim ka si përbërës kryesor shafranin e Indisë, erëz e cila ka përfitime të shumta shëndetësore. Kjo erëz përmirëson qarkullimin e gjakut, pastron gjakun, ul nivelin e kolesterolit të keq, rrit sistemin imunitar, ul inflamacionin, detoksifikon trupin etj.
- 2 lugë çaji shafran Indie
- 1 lugë çaji kanellë
- 2 lugë çaji xhenxhefil pluhur
- Gjysmë filxhani qumësht kokosi
- Një majë luge piper i zi
- 2 lugë çaji mjaltë i papërpunuar
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- Ujë i zier
Metoda e përgatitjes: pasi keni valuar ujin, hiqeni menjëasnë dhe shtoni shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin. Lërini sëbashku për 10 minuta. Më pas, shtoni piperin e zi, kanellën, vaniljen, mjaltin dhe qumështin e kokosit. Përziejni mirë të gjithë përbërësit. Konsumojueni këtë lloj çaji çdo mëngjes esëll. Kjo është një mënyrë mjaft e mirë dhe efektive për të pastruar mëlçinë nga toksinat dhe papastërtitë dhe për ta detoksifikuar atë./ Burimi: healthdigezt


