Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
E dinit që patëllxhani është një nga ushqimet që ka më shumë veti shëruese? Ai është i pasur me lëndë ushqyese të ndryshme që mbrojnë qelizat nga radikalët e lirë. Patëllxhani është një nga perimet më të shëndetshëm që duhet ta përfshini patjetër në gatimet tuaja. Përveçse i sjell përfitime të shumta shëndetit, patëllxhani ndihmon edhe për rënien në peshë.
Ja një recetë me patëllxhan dhe limon për të rënë në peshë:
Përbërësit
- 1 patëllxhan të madhësisë mesatare
- Lëngu i një limoni
- 1 litër ujë
- 1 gotë të madhe
Përgatitja:
- Lajeni mirë patëllxhanin. Për t’ia hequr më mirë të gjitha substancat toksike mund ta shpëlani me pak uthull molle ose me ujë dhe sodë buke.
- Priteni patëllxhanin në feta.
- I vendosni në një enë me një litër ujë dhe i lini në sobë derisa të fillojnë të zbuten. Më pas e hiqni enën nga soba dhe lëngun e përgatitur e ruani në një kavanoz.
- Shtoni edhe gjysmë litri ujë dhe lëngun e limonit. Tundeni mirë përzierjen dhe ruajeni në frigorifer.
- Në vend që t’i gatuajnë patëllxhanët, disa njerëz preferojnë që t’i lënë ato në ujë gjatë gjithë natës dhe ta konsumojnë atë pa e zier. Ju mund të zgjidhni njërën nga metodat që doni.
Konsumojeni lëngun e përgatitur gjatë ditës, para çdo vakti, për të rënë në peshë. Ai ju jep ndjesinë e të ngopurit, ndihmon në tretjen e ushqimit dhe eliminimin e yndyrë. Mund ta konsumoni atë dy deri në tre herë në javë. Nëse shtoni në dietën ushqimore të tjera perime dhe fruta të freskëta, do t’i vëreni rezultate të menjëhershme në trupin tuaj.
Përveçse ju ndihmon për t’u dobësuar, patëllxhani ka edhe shumë përfitime të tjera shëndetësore. Ai përmban nivele të larta të antioksiduesve, prandaj rekomandohet shpesh për pacientët që kanë probleme me zemrën apo sëmundje të tjera kardiovaskulare. Patëllxhani përmban gjithashtu magnez dhe flavonoide që mbrojnë trupin nga bakteret e dëmshme dhe ulin nivelet e kolesterolit të keq ose LDL.
Patëllxhani përmban gjithashtu sasi të lartë të kaliumit, një mineral që kontrollon nivelin e pH-së në trup. Kalciumi, magnezi dhe kaliumi të kombinuar së bashku ndihmojnë në forcimin e muskujve të zemrës si dhe rregullojnë rrahjet e saj.
Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/


