Nga kuzhinieri i “Te Stela Resort”
- Makarona pene 400 gr
- Salcë domate
- Majdanoz
- Kaçkavall i grirë
- Ullinj jeshil pa bërthamë 200 gr
- Kripë, piper, hudhra, vaj ulliri
Përgatitja:
Presim ullinjtë në copa të vogla, më pas grimë majdanozin dhe marrim disa thelpinj nga një kokër hudhër. Ngrohim ujin dhe pasi të valojë hedhim makaronat. I përziejmë që të mos ngjiten dhe i lemë të ziejnë 10minuta. Përgatisim salcën: hedhim pak vaj ulliri në tigan dhe pasi nxehet i shtojmë hudhrat, hedhim ullinjtë salcën si dhe kripë, piper, majdanoz. E lemë masën të ziejë 7-8 minuta dhe më pas e bashkojmë me makaronat. I lemë të ziejnë sëbashku 2 minuta, heqim hudhrat, shtojmë pak vaj ulliri dhe i servirim të ngrohta. Në fund i hedhim pak kaçkavall të grirë dhe majdanoz sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!


