Për një bark të sheshtë, konsumoni njërën nga këto 6 pije

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Për një bark të sheshtë konsumoni njërën nga këto 6 pije:leng

Ujë me gaz

Hidratimi është shumë i rëndësishëm kur doni të bini nga pesha. Studime të ndryshme kanë treguar se uji me gaz ndihmon trupin të mbajë një balancim të duhur të lëngjeve, ndalon mbajtjen e  ujit (një nga shkaktarët më të zakonshëm të fryrjeve në stomak) dhe rrit ndjesinë e ngopjes, kështu hani më pak.

Lëng me shalqi

Për sa kohë nuk bëhen me ëmbëltues artificialë, lëngjet janë një mënyrë shumë e mirë për t’u hidratuar dhe rënë në peshë. Lëngu i shalqirit është më i mirë në këtë rast, pasi jo vetëm që është një hidratues natyral, për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, por është i pasur edhe me vlera të ndryshme ushqyese, si likopene, që lufton kancerin, si dhe një amino acid, i njohur me emrin argjinina. Një studim i publikuar tek “Journal of Nutrition “ zbuloi se argjinina mund të ulë përqindjen e dhjamit në trup dhe rrit masën muskulare.

Çaj i ftohtë me mente

Ky çaj jo vetëm që është freskues, por është edhe shumë efektiv për të humbur kilet e tepërta. Ai ndihmon stomakun të përpunojë yndyrat, përfshirë këtu edhe ushqimet më të yndyrshme, si dhe parandalon fryrjen e  barkut.

Frape me ananas

Ky lëng përmban dy përbërës që djegin dhjamin në bark. Një lugë çaji vaj nga farat e lirit shto edhe acidet yndyrore të pangopura janë përbërësit e duhur për një bark të sheshtë. Ndërsa ananasi në vetvete përmban një enzimë, të quajtur bromelian, që ndihmon në zbërthimin e proteinave, lehtëson tretjen dhe parandalon fryrjen e barkut.

Çaj jeshil

Përveç se ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, çaji jeshil përmban edhe antioksidues që ndihmojnë në reduktimin e dhjamit në stomak (në këtë përfundim anë arritur disa studime të ndryshme). Nëse konsumoni një filxhan me çaj jeshil para stërvitjes, do t’ju ndihmojë të digjni dhjamin gjatë ushtrimeve fizike.

Çokollatë të zezë

Çokollata, sidomos e zeza, ju ndihmon të dobësoheni sepse largon oreksin dhe pakëson dëshirën për ushqime.

 Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?