Për një buzëqeshje hollivudiane! Ja disa teknika për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Shumë njerëz ëndërrojnë për dhëmbë të bardhë si bora, të bukur dhe të shëndetshëm, por shumë pak guxojnë të provojnë teknikat për zbardhjen e tyre.

Bright Side ka zbuluar disa teknika për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie, të cilat nuk kanë asnjë efekt anësor. Sigurisht, këto truke nuk do të thonë që duhet të hiqni dorë nga vizitat e rregullta tek dentisti. Megjithatë, ato ju ndihmojnë që të keni dhëmbë më të bardhë dhe mishrat e tyre të jenë më të shëndetshme.

Shafran Indie dhe vaj kokosi

Përzieni 1 lugë çaji shafran Indie me të njëjtën sasi të vajit të kokosit dhe 2-3 pika vaj mente. Përdoreni këtë përzierje siç bëni rregullisht me pastën e dhëmbëve – ajo do të kujdeset për smaltin e dhëmbëve, do t’i zbardhë ato dhe do të freskojë frymën tuaj.

Pastë me luleshtrydhe

Merrni një luleshtrydhe të freskët, e shtypni me një pirun. Përzieni atë me shumë pak kripë dhe me anë të një furçe dhëmbësh fërkoni me kujdes dhëmbët për pak minuta. Më pas shpëlajeni gojën si zakonisht. Për të mbrojtur smaltin e dhëmbëve, është mirë që të mos e përdorni këtë trajtim më shpesh se një herë në dy javë.

Lëkura e bananes

Lëkura e bananes përmban substanca që shpërbëjnë pllakën bakteriale dentare dhe ndihmojnë për zbardhjen e dhëmbëve. Vendoseni pjesën e brendshme të lëkurës së bananes tek dhëmbët, nga të dyja anët, dhe prisni për 5-7 minuta. Më pas i lani dhëmbët si zakonisht dhe shpëlani gojën. Përsëriteni këtë trajtim sa herë të doni.

Aloe Vera

Për të pasur vërtet një buzëqeshje Hollivudiane, përdorni lëngun e freskët të aloe verës ose blini xhel natyral të kësaj bime. Vendosni pak nga ky xhel në dhëmbë, fërkojini ato me një furçe dhëmbësh dhe më pas e shpëlani gojës si zakonisht. Mund ta bëni këtë trajtim pas çdo larje të dhëmbëve, dhe pas disa javësh do të shihni se buzëqeshja juaj do të shndrisë.

Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer