Përdorime të dobishme të avokados për pamjen e jashtme

Avokado është një frut i mbushur me yndyrna të shëndetshme dhe antioksidantë. Ai ëshë i pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore të cilat ndihmojnë në riparimin e lëkurës dhe zvogëlojnë rrezikun e inflamacionit të lëkurës. Avokado mund të përdoret si balsam i mirë për lëkurën dhe flokët. Ja disa përdorime të dobishme të avokados në pamjen e jashtme:

maske avokadoHeq lëkurën e thatë: shtypni një gjysmë avokadoje të pjekur shumë, deri sa të bëhet një masë vajore. Ajo do të heqë lëkurën e thatë dhe do ta mbajë fytyrën të hidratuar.

Trajton djegien nga dielli: mos përdorni krem kundra diellit nëse jeni djegur. Një avokado do të ndihmonte për zbutjen e lëkurës së përflakur dhe do ta qetësonte atë.

Maskë anti-rrudhë: vitamina E në avokados ndihmon në reduktimin e radikaleve të lira që kontribuojnë në shenjat e plakjes dhe rrudha.

Maskë për flokët e dëmtuar: avokado nuk është një produkt i mirë vetëm për lëkurën. Të njëjtat vajra ushqyes dhe maska me avokado mund të përdoren edhe për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Avokado ndihmon gjithashtu në forcimin e ngjyrës së flokëve.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës