Përdorimi i solucioneve zbardhuese në shtëpi, pasojat tek mushkëritë

Solucionet zbardhuese janë ndër më të preferuarat e amvisave shqiptare të cilat duan ta mbajnë shtëpinë sa më të pastër.

Por këto solucione janë shumë të dëmshme për shëndetin, thonë ekspertët. Shkencëtarët kanë zbuluar se tymrat e lëshuar nga këto solucione bien në kontakt me toksinat e ndryshme në ajër, dhe irritojnë sytë, hundën, fytin. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera por edhe dëmtim të mushkërive.

Përdorimi i solucioneve zbardhuese në shtëpi nxit alergjitë tek amvisat

Sipas ekspertëve, dëmtimi në mushkëri mund të bëhet shumë i rrezikshëm si pasojë e përdorimit afatgjatë të solucioneve pastruese.

Amvisat janë më të rrezikuara kështu si nga azma por edhe nga alergjitë e ndryshme.

Duke mos e ditur burimin e alergjisë, amvisat ekspozohen rregullisht ndaj toksinave e sëmuren më shumë.

Rreziku është më i lartë në shtëpitë që nuk kanë një sistem të mirë ajrosjeje, sepse toksinat aktivizohen më shumë në ajër të ndenjur.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që pastrojnë shtëpitë me solucione kimike dhe industriale duhet të tregojnë shumë kujdes.

Së pari, amvisat nuk duhet të përziejnë solucione të ndryshme në pastrimin e shtëpisë.

Arsenali pastrues i një amvise përbëhet nga: zbardhuesit, solucionet për banjën, atë për dyshemenë, atë për banakun, për xhamat, për pluhurat por edhe aromatikët.

Përzierja e tyre dhe lëshimi i substancave në ajër është mjaft i dëmshëm për rrugët e frymëmarrjes.

Për shembull, aromatizuesit e ajrit, solucionet spërkatëse për xhamat, dyshemenë e banakun vijnë rëndom me aromën e agrumeve.

Kjo aromë, është padyshim një substancë tjetër kimike e cila ndërvepron negativisht me gazrat e lëshuar nga zbardhuesit.

Amvisat mund të ulin ndikimin e këtyre substancave duke mbajtur dyer e dritare hapur që të hyjë sa më shumë ajër dhe dritë dielli në shtëpi.

Drita e diellit ka tendencën që të pengojë në nivel lartë ndërveprimin negativ të substancave kimike në ajër./AgroWeb.org

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar