Përfaqësuesja e OBSH-së: Rrisni investimet në sektorin e shëndetësisë

Jakab_OBSH

Drejtoresha e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën, Zsuzsana Jakab, i ka kërkuar qeverisë shqiptare rritjen e financimeve në sektorin e shëndetësisë, duke e konsideruar këtë një politikë të rëndësishme drejt mbulimit universal të popullatës me shërbime shëndetësore. Jakab këtë qëndrim ja përcolli sot deputetëve në komisionin e shëndetësisë .

“Është shumë e rëndësishme që të rritet financimi për frymë në shëndetësi. Kuota që aplikohet sot është 2/8 e produktit të brendshëm bruto, ndërsa rekomandimi ynë është që kjo kuotë të shkojë të paktën në 3/5 të Produktit të brendshëm bruto. Qeveria shqiptare sot aplikon10% të buxhetit për sistemin shëndetësor, ndërkohë që rekomandimi ynë është që minimumi i akorduar për sistemin shëndetësor të jetë 12%”, u shpreh znj. Jakab.

Vetëm pak ditë më parë, shërbimi shëndetësor online Treated.com publikoi “hartën e shëndetit në Evropë”, që tregonte se Shqipëria ishte vendi që akordonte fondin më të ulët buxhetor për sektorin e shëndetësisë, nga të gjitha shtetet e tjera evropiane.(lexo këtu)

Gjatë komisionit të shëndetësisë, përfaqësuesja e OBSH-së evidentoi gjithashtu nevojën për përcaktimin e rregullave më të qarta për partneritetet publike-private në shëndetësi, për të cilat pranoi se kanë shkaktuar debate publike.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni