Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj
Shumë njerëz e përdorin kanellën në ushqime nga më të ndryshme, si edhe në pije, duke qenë se ajo u jep një shije shumë speciale gatimeve. Përveç shijes së pakrahasueshme, edhe aroma e kanellës është shumë e veçantë. Nga ana tjetër, kanella nuk përdoret vetëm si një erëz potente, por ka edhe shume përfitime shëndetësore.
Kundër diabetit
Pavarësisht nga shija e ëmbël, kanella ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Sipas një studimi të publikuar në Librarinë Kombëtare Amerikane të Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit, kanella rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe transportit të glukozës. Teksa rezistenca e insulinës është një problem në sëmundjet si diabeti i tipit 2, obezitetit dhe sindromave metabolike të tjera, minjtë e kuruara me ekstrakt kanelle patën përmirësim të gjendjes në krahasim me grupin e kontrolluar që nuk u kuruan me kanellë. Nga studimet u tregua se esenca e kanellës pengonte rezistencën që bënte insulina dhe rriste ndjeshmërinë e saj.
Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës
Përveç diabetit, kanella u hyn në ndihmë edhe personave me sëmundje zemre. Sipas një deklarate që Carina Parikh bëri nëpërmjet organizatës Woman’s Wellness, tregoi se kanella ndihmonte në rritjen e përqendrimit në trup të yndyrës së mirë. Kjo do të thotë së niveli i yndyrave të dëmshme do të ulet. Parikh gjithashtu përmendi se duke përmirësuar nivelet e glukozës në gjak, duke ulur nivelin e triglicerideve, e kolesterolit në përgjithësi, ishin faktorë të cilët ndihmonin në uljen e rrezikut nga diabeti i tipit 2. Ajo gjithashtu shtoi se përdorimi rregullisht i kanellës ndihmonte në lehtësimin e pasojave pas një ngrënie të bollshme me mish dhe ushqime me nivele të larta të yndyrës në përgjithësi.
Antibakteriale
Kanella ka efekte të ngjashme antibakteriale si edhe mjalti, gjë e cila e lejon të luftojë infeksionet e ndryshme. Sipas Cinnamon Vogue, vaji i kanellës ka veti të fuqishme antibakteriale , të cilat e shndërrojnë këtë produkt në dizinfektues të shkëlqyeshëm natyralë.
Për më tepër vaji i kanellës mund të bashkohet me pak ujë të oksigjenuar dhe të përdoret si dizinfektues për sipërfaqet ku gatuajmë, si tavolina e prerjes e shumë përdorime të tjera.
Nga studimet e bëra doli gjithashtu se përbërësit e gjetur në kanellë ishin shumë efektive për luftimin e mikrobeve si escherichia coli dhe salmonella typhimurium. Kjo e bëri kanellën si një alternativë natyrale për parandalimin e formimit të baktereve mbi ushqime të ndryshme.
Burimi: Health Digezt / https://shendeti.com.al/


