Kryefaqja Mjekësi Alternative Përfitimet e mahnitshme nga gjethet e mentes

Përfitimet e mahnitshme nga gjethet e mentes

0
Shpërndaje

Sa herë që dikush përmend menten, trurit menjëherë kujton efektin e saj të freskët. Ajo gjithashtu sjell përfitime shëndetësore, që mund të përfshijnë lehtësimin e tretjes, përmirësimin e funksionit të trurit dhe largimin e erës së keqe të gojës.

Ndërkohë që mentja nuk konsumohet zakonisht në sasi të mëdha, ajo përmban një sasi të konsiderueshme lëndësh ushqyese.

Në fakt, vetëm 2 lugë gjelle (11.4 gram) mente përmban:

  • Kalori: 5
  • Fibra: 0.8 gram
  • Vitaminë A: 3% e Vlerës Ditore (DV)
  • Hekur: 8% e DV
  • Mangan: 6% e DV
  • Folat: 3% e DV

Hulumtimet dëshmojnë se komponimet e gjetura në mente kanë vetitë e mëposhtme:

  • Antifungale
  • Antivirale
  • Antikancerogjene
  • Antibakterial
  • Antioksidant

Përfitimet shëndetësore

Mentja është një nga barishtet më të vjetra të kuzhinës që përmirëson shijen dhe aromën e gjellës dhe ofron një sërë përfitimesh të shëndetësore, si:

-Mentja është e pasur me minerale të ndryshme, duke përfshirë hekurin, kaliumin dhe manganin, të cilat janë thelbësore për prodhimin e hemoglobinës dhe përmirësojnë funksionin e trurit.

-Mentja është një burim i mirë i vitaminës A dhe folatit. Vitamina A është kritike për shikimin dhe shëndetin e syve tanë. Folati është thelbësor për zhvillimin nervor te fëmijët.

-Përbërja e mentolit  ndihmon në lehtësimin e  problemeve të ndryshme të tretjes, të tilla si stomaku i mërzitur, dispepsi, dhimbje stomaku, fryrje dhe simptoma të sindromës së zorrës së irrituar (IBS). Mentoli ofron efekte relaksuese në muskujt e stomakut, duke lehtësuar kështu simptomat e IBS.

-Përtypja e gjetheve të freskëta të mentes ose konsumimi i çajit të nenexhikut mund të ndihmojë me erën e keqe të gojës duke pakësuar bakteret shkaktare.

-Mentol përmirëson frymëmarrjen. Kështu thithja e aromës së mentes ose vajit të mentes lehtëson simptomat e ftohjes dhe gripit.

Burimi: https://www.healthline.com/nutrition/mint-benefits#TOC_TITLE_HDR_6

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here