Përfitimet mjekësore të trumzës

 

Blertina Koka

Ju pëlqen salca pesto? Nëse po, duhet të dini se një nga përbërësit kryesor tek kjo salcë është trumza.

Trumza është një erz që përdoret në kuzhina të ndryshme në të gjithë botën. Përveç përdorimit kulinar, trumza ka edhe disa përdorime mjekësore gjithashtu/ Lëndët ushqyese tek trumza kanë veti parandaluese të sëmundjeve dhe përmirësuese të shëndetit.

E pasur në substanca flavonoide fenolik, tramza vepron gjithashtu si një antioksidues natyral. Trumza e freskët ka nivelet më të larta të antioksiduesve se çdo erz tjetër.

Kjo erz aromatike është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave. Ajo është sidomos e pasur në vitaminat A dhe C. Lëndë t tjera ushqyese të gjendura tek kjo erz janë vitamina K dhe E, acidi folik, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, mangani dhe seleni.

Gjethet, lulet dhe vaji i saj janë përdorur në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Mund ta përdorni në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe si çaj.

Këto janë disa nga përfitimet mjekësore të trumzës.

  • Ul tensionin e gjakut
  • Lehtëson kollën
  • Rrit humorin
  • Trajton aknet dhe probleme të tjera me lëkurën
  • Parandalon kancerin
  • Forcon imunitetin
  • Lehtëson dhimbjet e muskujve

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon