Përfitimet qe kemi nga konsumimi i qepës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Qepa është e dobishme në shumë  mënyra për trupin tonë. Sipas profesorëve të Universitetit të Kornellit, ajo është një nga perimet që ka më shumë antioksidues, të cilët i japin qepës ëmbëlsinë dhe aromën karakteristike të saj. Konsumi i qepëve i mundëson trupit furnizim me fibra të tretshme dhe flavonoide, përbërës të antioksiduesve që luftojnë radikalet e lira. Janë këto flavonoide ato që japin efekte pozitive në trupin tonë.  Qepa në trupin tone shërben si:qepe1

Hollues gjaku

Qepa shërben si hollues gjaku për shkak se në përbërjen e saj ajo ka thiosulfinate, elemente që i japin qepës shijen e saj djegëse dhe shkaktojnë “djegie” të syve. Për më tepër, prezenca e sulfurit pengon bashkimin e pllakëzave të gjakut dhe vepron si hollues i tij. Kur pllakëzat e gjakut bashkohen,rreziku për të kaluar një atak kardiak është i lartë. Thiosulfinatet gjenden më shumë te qepët e thata dhe tek ato me përmbajtje të lartë karbohidratesh. Është e këshillueshme që për të marrë sa më shumë këtë element qepët duhet të konsumohen të pa gatuara, sepse gjatë gatimit sasia e këtij elementi bie ndjeshëm. Por bëni kujdes, nëse merrni hollues gjaku , bëni mirë të konsultoheni edhe me mjekun  nëse bashkë me ilaçet duhet të rrisni edhe sasinë e konsumimit të qepëve sepse mund të rrezikoni hollim të tepërt të gjakut

Fibër

Të gjitha ushqimet me bazë bimore, përfshirë edhe qepën, përmbajnë fibra. Konsumimi i fibrave rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ul kolesterolin, përmirëson funksionin e zorrëve dhe ndihmon në mbajtjen e një peshë normale të trupit. Qepët gjithashtu përmbajnë edhe një lloj të veçantë fibre të tretshme të quajtur fruktan. Kur konsumohet, fruktani kthehet në një substancë në formë xheli në zorrën e trashë dhe më pas në acide yndyrore. Këto acide yndyrore më pas veprojnë si pastrues natyral, që nxit lëvizjen e zorrëve. Prezenca e fruktanit në qepë nxit rritjen e baktereve të mira në zorrë, të cilat luftojnë çdo infeksion.

Anti-inflamatore

Qepët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, për shkak të prezencës së disa antioksiduesve që e luftojnë atë. Inflamacioni në trup mund të shkaktojë përkeqësim të simptomave të astmës, artritit dhe sëmundjeve të zemrës . Sipas një studim të vitit 2010, konsumimi i rregullt i qepëve dhe hudhrave pengon zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Antioksiduesit që ndodhen te qepa ulin inflamacionin në enët e gjakut, që është edhe një shenjë e sëmundjeve të zemrës, duke ndarë pllakëzat e gjakut dhe duke penguar  prodhimin e substancave toksike.

Parandalon kancerin

Qepët janë shumë të pasura me elemente që luftojnë kancerin. Shumë lloje qepësh pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe luftojnë zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë dhe të mëlçisë. Qepët që janë më të pasura me antioksidues ofrojnë mbrojtje më të madhe nga kanceri, krahasuar me ato që janë më pak të pasura. / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit