Përfitimet shëndetësore të konsumimit të lëngut të domates

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Një nga perimet më popullore dhe më të gjindshme në planet janë domatet. Pranda, është shumë e lehtë të keni mundësinë e konsumimit të lëngut të domates. Ka shumë arsye përse duhet ta përfshini  këtë lëng në dietën tuaj të përditshme.

Mbron zorrën e trashë

Lëngu i domates është i pasur me një lloj antioksiduesi, i quajtur likopen, ku sipas ekspertëve, ndihmon në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë. Ky lloj antioksidues është i njohur për uljen e rrezikut për zhvillimin e adenomave kolorektale, të lidhura me kancerin e zorrës së trashë.

Parandalon kancerin e prostatës
Likopeni është e mirë dhe për parandalimin e kancerit të prostatës. Prandaj, është kjo arsyeja përse meshkujt mund të përfitojnë jashtëzakonisht nga pirja e lëngut të domates, sepse, siç u përmend më herët, është një burim i mrekullueshëm i likopenit.

Likopeni, parandalon kancerin e pankreasit
Sipas një studimi, njerëzit që konsumonin sasi të mëdha të likopenit ishin 30% më pak të rrezikuar nga kanceri i pankreasit. Ekspertët thonë se beta karotene, një përbërës tjetër i domates, është gjithashtu shumë efektive kundër kancerit të pankreasit.

Ndihmon me sistemin tretës
Falë përmbajtjes së lartë në fibra, konsumimi i lëngut të domates rregullisht ndihmon sistemin tretës dhe parandalimin e kapsllëkut. Lëngu i domates gjithashtu posedon veti natyrore antiseptike. Për këtë arsye, lëngu ndihmon me parandalimin e diarresë dhe infeksioneve të tjera në sistemin tretës.

Ul nivelin e kolesterolit
Nëse vuani nga kolesteroli i lartë, atëherë përfshini në dietën tuaj lëngun e domates. Fibra në  lëngun e domates funksionon si një ‘fshesë’ e cila fshin kolesterolin e keq. Ajo është e pasur me niacinë, një mineral i njohur i cili ndihmon në uljen e kolesterolit në mënyrë natyrale.

Zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut
Mpiksja e gjaku është e mirë kur kemi lëndime pasi ndalon humbjen e gjakut. Por, është krejt e kundërta nëse ndodh brenda organizmit, pasi mund të pengojë rrjedhjen e gjakut në organe vitale siç janë mushkëritë, truri dhe zemra. Lëngu i domates është shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabet të cilët rrezikojnë nga mpiksja e gjakut.

Konsumimi i lëngut ul rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës
Nuk është sekret që fibrat ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për zhvillimin sëmundjeve të zemrës. Përveç fibrës, lëngu është i pasur dhe me lëndë ushqyese si: kaliumi, niacina, vitamina B6 dhe acidi folik.

Lëngu i domates është i mirë për kockat 
Kalciumi nuk është e vetmja lëndë ushqyese që ju nevojitet për kocka të shëndetshme dhe të forta. Ju duhet edhe vitamina K, e nevojshme për ankorimin e kalciumit në kocka. Dhe e dini çfarë? Lëngu i domates është i pasur me vitaminë K.

I bën mirë lëkurës 
Për shkak të ngarkesave të antioksiduesve të lirë kundër radikalit në lëng domate, konsumimi i lëngut të domates ndihmon të keni një lëkurë të pastër. Lëngu ndihmon në ngadalësimin e shfaqjes së shenjave të plakjes së lëkurës. Lëngu i domates është perfekt për lëkurën me akne, sipas studimeve, sepse ka veti anti-inflamatore.

Largon inflamacionin
Inflamacioni është një gjendje që lidhet me një shumëllojshmëri të sëmundjeve. Ku përfshihen, diabeti, osteoporoza, obeziteti, sëmundjet e zemrës, kanceri dhe artiri. Konsumimi i lëngut të domates ndihmon me parandalimin e inflamacionit me një të tretën, kjo e bazuar sipas hetimeve mjekësore.

Më lartë listuam disa nga përfitimet shëndetësore  të lëngut të domates. Mënyra më e mirë për t’i përfituar është duke e përgatitur vetë lëngun e domates dhe jo ta blini. Më poshtë keni recetën si të përgatisni një lëng domate të freskët.

Përbërësit:

  • 3 kg domate (shumë të pjekura, të mbushura dhe të copëtuara)
  • 1 e 1/4 gotës me kërcell dhe gjethe të selinos ( të copëtuar)
  • 1/3 filxhan qepë të copëtuar
  • 2 lugë sheqer
  • 1 lugë çaj kripë

Procedura:

  1. Në një tenxhere të madhe prej çeliku inoks, kombinoni të gjithë përbërësit tuaj.
  2. Gatuajeni dhe zieni për rreth 25 minuta. Pa kapak.
  3. Merrni një sitë dhe hidhni përzierjen në të.
  4. Lejoni të ftohet plotësisht. Transferojeni në një enë të madhe dhe ruani në frigorifer.

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë