Përfundon rikonstruksioni i Kopshtit nr. 17 pas 4 vitesh pritje 

Elena Beta

Gjatë monitorimeve të 43 kopshteve publike të Tiranës (24 prej të cilave kanë qenë pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) nga shoqata “Together for Life’, në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, ndër më të diskutuarit ishte dhe kopshti nr. 17, i cili ndodhet në njësinë numër 7 të qytetit të Tiranës. Ky kopsht kishte plot katër vite në rikonstruksion, prej datës 6 qershor 2013 (tejkaluar të gjitha afatet e parashikimeve), duke bërë që fëmijët, në pritje të godinës të re, të qëndronin në klasat e kopshtit 43, po në njësinë numër 7.

Përveç numrit të lartë të fëmijëve në kopshtin ekzistent, sipas drejtoreshës Leonora Deda, gjatë muajve të verës ishte e pamundur të përdoreshin ambientet e katit të sipërm për shkak të nxehtësisë të madhe. Në këto kushte, fëmijët e të dy kopshteve qëndronin në katin e parë, në një hapësirë aspak të rehatshme, ku metrat katrorë në raport me fëmijët ishin në përpjestim të zhdrejtë.

Ky problem u diskutua edhe në forumin e 3 komunitar, pjesë e së cilit ishin dhe drejtueset e të dyja kopshteve, prindër dhe edukatorë të cilët u shprehën se prisnin me padurim që rikonstruksioni i tejzgjatur të mbaronte dhe fëmijët e të dyja kopshteve t’i ktheheshin kushteve normale.

Pas publikimeve të vazhdueshme nga ana e shoqatës TFL lidhur me këtë problem, duket se më në fund ai ka marrë zgjidhje.

Kopshti Nr.17 është rikonstruktuar plotësisht dhe do të presë 120 fëmijë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë në kopshtin e rikonstruktuar nr.17, ku ka premtuar që për të dytin vit, çerdhet dhe kopshtet e Tiranës do të qëndrojnë hapur edhe gjatë muajit gusht. Veliaj gjithashtu pohoi se regjistrimet kanë nisur në të gjithë Tiranën që më 1 qershor, duke marrë parasysh, edhe kriterin ekonomik të familjeve.

Nga pamjet e servirura në rrjetet sociale, ambientet e kopshtit duken me të vërtet të rikonstruktuara, por nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë vetëm për lyerje muresh, apo dhe për plotesimin e të gjitha kushteve dhe nevojave që fëmijeve ju takojnë me ligj./shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt