Përgatisni antibiotikun natyral në shtëpi!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

imazheNëse doni të mbroni veten nga gripi apo ftohjet e stinës, ky ilaç i fuqishëm, i cili mund të përgatitet  në shtëpi do të rrisë sistemin tuaj imunitar dhe do t’ju mbrojë nga viruset.

Ky antibiotik natyror është shumë i lehtë, i thjeshtë dhe në të njëjtën kohë është shumë i lirë. Gjëja më e mirë në lidhje me të është se nuk ka efekte anësore dhe është absolutisht i sigurt për ju.

Përbërësit:

  • 2 lugë çaji mjaltë
  • 1 thelb hudhër
  • 2 lugë çaji pluhur xhenxhefil
  • ½ lugë çaji kanellë
  • 1/2 litër lëng limoni i freskët
  • ½ lugë çaji speca djegës pluhur

Si ta përgatisni:

Përgatisni lëngun e freskët të limonit dhe pastaj shtoni kanelle, spec djegës pluhur, pluhur xhenxhefill dhe hudhër të grimcuar. Përziejeni mirë dhe pastaj shtoni mjaltin.

Vendoseni këtë përzierje në një enë qelqi dhe të lereni në temperaturën e dhomës për 3 orë. Pastaj ruajeni në frigorifer.

Si ta konsumoni për të rritur sistemin tuaj imunitar:

1 lugë gjelle çdo mëngjes

Nëse keni të ftohje:

1 lugë gjelle 3 herë në ditë para ushqimit

Burimi: elixirwanted.com

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit