Përkëdhelitë, të rëndësishme në rritjen e fëmijës

perkedhelje 2

Perkëdhelitë janë të rëndësishme për një zhvillim të mirë psikolo-fizik  e social  të fëmijës, po me sa duket ato ndikojnë edhe në  predispozitën e tyre për obezitet në të ardhmen. Dr. Sarah Anderson, në revistën shkencore “Archives of Pediatrics & Adolescent Medicine”, thekson se mungesa e përkëdheljeve tek i sapolinduri mund të transformohen në një tendencë për t’u shëndoshur.
Sipas saj fëmijët 24 muajsh të cilët marrin shumë pak vëmendje nga ana e prindërve, kanë 30% mundësi më shumë për t’u bërë obez pas moshës 4 vjeçare.
Në studim u morrën  6600 fëmijë të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  Një  vlerësim i parë u bë në moshën 2 vjeçare dhe një rivlerësim në moshën 4 vjeç e gjysmë.
Studiuesit vëzhguan se si reagonin fëmijët ndaj përkujdesjes dhe përqafimit të prindërve, nëse  ata qanin apo qetësoheshin.Nga reagimet e tyre u vu re se ata që qetësoheshin kishin një peshë trupore normale, në krahasim me ata që qanin, të cilët ishin më të shëndoshë dhe prireshin drejt obezitetit.
“Fëmijët që marrin përkëdhelje, reagojnë në një formë tejet pozitive, pasi përkëdheljet dhe përkujdesja stimulojnë të njëjtën zonë të trurit që stimulon ngopjen ose vetëkontrollin’. shpiegon Dr. Sarah Anderson
Studiuesit i rekomandojnë prindërve në veçanti t’i përkëdhelin sa më shumë fëmijët e tyre pasi ka jo vetëm efekte pozitive psikologjike por edhe shëndetësore
Pergatiti. Fatjona Hysi

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"