Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Nivelet e ulëta të hemoglobinës në gjak, pavarësisht numrit të qelizave të kuqe të gjakut zvogëlojnë kapacitetin e gjakut për të mbartur oksigjen, gjë e cila çon në anemi. Në mjekësinë popullore ekzistojnë disa receta që shërbejnë për të rritur nivelin e hemoglobinës në gjak. Ja njëra prej tyre:
200 ml mjaltë i papërpunuar
200 gr arra
200 gr rrush i thatë
200 ml lëng karrote
200 ml lëng panxhari
2 limonë
Përgatitja: lani limonët dhe pritini në gjysmë, në mënyrë që t’i hiqni farat. Në blender hidhni limonin e prerë, mjaltin, lëngun e panxharit dhe lëngun e karrotës, lërini disa minuta deri sa të përzihen mirë. Merrni një kavanoz të madh qelqi dhe hidhni masën e krijuar dhë më pas shtoni arrat e rrushin e thatë, përziejni të gjithë përbërësit me anë të një luge. Mbajeni kavanozin në frigorifer.
Përdorimi: merrni nga një lugë çaji të përbërjes 3 herë në ditë, gjysmë ore para vakteve. Ky ilaç natyror nuk ka asnjë efekt anësor, përveç se ju rrit energjinë. Pas disa javësh, pasi ta keni mbaruar të gjithë përbërjen, shkoni dhe bëni analizat e gjakut. Hemoglobina do të jetë rritur ndjeshëm./ Burimi: helathyfoodteam


