Përparësitë e platformave sociale, avantazhet e metodologjisë së miratuar nga Komisioni Europian për rritjen e konkurencës në ekonominë e BE

Elena Beta, gazeta “Shëndet+”

antonioTrajnimi 2 ditor, me fokus në ilustrimin e metodologjisë  së miratuar nga Komisioni Europian për rritjen e konkurencës së ekonomisë të BE-së ishte projekti i rradhës i Innovation Hub, program i mbështetur nga Ministria e Inovacionit dhe Administrates Publike dhe IADSA (Italian-Albanian Debt for Development Swap Program) dhe i zbatuar nga Instituti Adriapol. Dy platformat e prezantuara gjatë trajnimit, “Platforma e specializimit të mençur”dhe “Platforma komunitare”, kanë përfshirë miliona përdorues dhe mund të përdoren gjithashtu për shkëmbimin e njohurive, shkëmbimin e projekteve për qeveritë dhe komunitetin e biznesit.

Antonio Santangelo, punonjes i Arkidata Milano e cila është një kompani italiane e specializuar në  transferimin e teknologjisë  dhe inovacionit, ishte pjesë e panelit gjatë dy ditëve të trajnimit ku foli më gjatë lidhur me benefitet e përdorimit të teknologjive dhe lehtësirat që ato u ofrojnë bizneseve, kompanive apo dhe organizatave të ndryshme. Ai prezantoi 2 platformat si një iniciativë e Komisionit Europian dhe foli për krijimin e një ekosistemi ndihmues për të gjithë ata që duan ti përdorin më shumë përditshmëri.

santangelo“Telefonat që ne përdorim në ditët e sotme nuk janë thjesht telefon ata luajnë një rol më të madh për të gjithë ne, atë të kompjuterit dhe kjo falë teknologjisë së fundit që ka dalë në treg. Atje mund të kemi çdo informacion i cili mund të na nevojitet në një moment të caktuar dhe mund ta gjejmë me lehtësi pa qënë nevoja të përdorim kompjuterin”, tha Santangelo.

Më përpara nuk ka pasur aplikacione dhe gjithçka ishte më e vështirë për të gjithë, tani me ndihmën e programeve dhe platformave të ndryshme janë krijuar lehtësira për të gjithë sidomos për ata që jënë pjesë e botës së biznesit.

“Platforma e specializimit të mençur” ose e quajtur ndryshe S3 Smart Specialization Strategy, e cila është një platformë evropiane e BE, fokusohet dhe ka për qëllim specializimin e teknologjive në universitete, biznese apo firma të ndryshme, specializimin në një fushë të caktuar në të tashmen dhe në të ardhmen sepse edhe lidhur me fondet që BE ndan për shtete të ndryshme, në të ardhmen do jetë më i fokusuar që këto fonde ti shkojnë më të mirit.

ant-73Nëse deri tani për një fushë të caktuar aplikojnë shumë kompani apo organizata jo qeveritare apo dhe institucione, në të ardhmen do kenë mundësi të aplikojnë për këto fonde vetëm organizata të specializuara”

“Platforma komunitare, e cila në ide të përgjithshme i ngjan platformës s3 por është në nivel më të ngushtë në nivel lokal. Ka bashkëpunimin  mes institucioneve publike dhe private brenda një komuniteti të caktuar në aspektin lokal. Bashkëpunimi mes një universiteti, një njësie vendore, një instituti apo një grupimi njerëzish që kanë të njëjtin qëllim në të mirë të komunitetit është ajo çka ofrojnë këto platforma të cilat unë po prezantoj sot” vijoi Santangelo. Ai shpjegoi për të pranishmit se si platformat sociale si Twitter, Facebook, Linkedin, Pinterest, Instagram My space, ndikojnë pozitivisht në marrëdhënien mes aktorëve në një biznes dhe inkurajoi të gjithë të përdornin edhe aplikacionet e tjera përvec Facebook i cili dihet se është nga më të përdorurit në ditët e sotme. Lidhur me përparësitë e platformave sociale ai theksoi se ato mund të përdoren gjithashtu edhe për shkëmbimin e njohurive me njëri tjetrin  si dhe për shkëmbimin e projekteve mes qeverive dhe komunitetit të biznesit si: tregje online, platforma shkencore, financime dhe menaxhimin e projekteve.

Pyetjet e ndryshme apo dhe sugjerimet e të ftuarve lidhur me çështjet thelbësore të diskutimit morën përgjigje konkrete duke përmbyllur kështu me sukses edhe këtë trajnim 2 ditor, për të vijuar me projektet e rradhës si gjithmonë të bazuara në inovacionet më të fundit të teknologjisë.

 

Postime të ngjashme

Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor
7 fruta të pasura me hekur
Raporti i UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë
VIDEO/ Përdornin medikamente të ndaluara dhe evazion fiskal 1 mln euro, bllokohet spitali privat në Tiranë
Rama publikon pamjet nga kantieri i Spitalit të Lezhës: Shumë shpejt aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi për qytetarët
Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet