Bisedoi: Egida Delibashi
Erisa, është 21 vjeçe dhe ndjek studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Ndonëse vaksinat janë shpëtimi i vetëm nga format e rënda të sëmundjes, Erisa ka zgjedhur të mos e bëjë vaksinën kundër Covid-19. Informacionet e shumta që qarkullojnë në media, rrjete sociale e kanale të tjera e kanë bërë atë dyshuese sa i takon efektivitetit të vaksinës. Në një intervistë të shkurtër për shëndet.com.al ajo jep përgjigje për disa pyetje lidhur me arsyet që e kanë penguar të vaksinohet.
Erisa, ju a jeni e vaksinuar?
Jo, nuk jam e vaksinuar.
Cilat kanë qenë arsyet që ju kanë penguar të mos vaksinoheni?
Arsyet që më kanë shtyrë mua të mos vaksinohem janë të shumta. Një ndër arsyet kryesore është që nuk është e vërtetuar 100% efektiviteti i vaksines. Një tjetër arsye është edhe ri-infektimi nga covid-19 edhe pas vaksinimit gjë e cila më shtyn të besoj se nuk e kam të nevojshme vaksinimin.
Për këtë zgjedhje, keni lexuar artikuj shkencorë, fjalime të mjekëve specialistë, jeni konsultuar me mjekun e familjes, apo ka qenë zgjedhje personale?
Arsyeja pse unë nuk jam vaksinuar ka qenë zgjedhja ime personale dhe gjithashtu teoritë konspirative që kanë qarkulluar për një kohë të gjatë në rrjet dhe në media. Teori të cilat nuk janë hedhur poshtë 100% duke qenë se virusi ka pësuar një sërë mutacionesh, disa prej tyre edhe shumë të rrezikshme me po të njëjtën forcë ashtu si covid-19.
I besoni lajmet që qarkullojnë për vaksinën? Ka qenë ky një faktor ndikues mbi zgjedhjen tuaj?
Sic edhe e përmenda pak më lart edhe teoritë konspirative kanë qenë një ndër arsyet që unë nuk jam vaksinuar. Po, një pjesë prej tyre i besoj pasi me kalimin e kohës disa gjëra kanë qenë të vërteta sic kanë dalë edhe me kalimin e kohës. Jo që e besoj plotë sisht, por edhe ekziston frika.
Familjarët tuaj janë vaksinuar? Nëse po, janë përpjekur t’ju bindin në zgjedhjen e vaksnimit?
Po, një pjesë e familjareve janë vaksinuar. Duke qenë se është plotësisht vullnetare nuk më kanë imponuar asgjë mbi vaksinimin duke qenë se ekziston frika dhe ka patur raste të shumta që ka patur dhe pasoja të rënda si një rast që unë e di që është paralizë e njërit krah.
Ndiheni të rrezikuar nga covid-19 tani që nuk jeni të vaksinuar?
Jo, nuk ndihem e rrezikuar nga virusi pasi unë e kam kaluar dhe nuk kam patur pasoja negative dhe kam krijuar imunitet.
A jeni infektuar shpesh me covid-19?
Jam infektuar 2 herë me covid-19. Herën e parë jam infektuar në pak muaj pas fillimit të pandemisë dhe herën e dytë gjatë muajit shtator të kë tij viti.
Imuniteti juaj ka pësuar dobësim/rënie apo ndiheni plotësisht i shëndetshëm?
Nuk e ndiej veten të kem patur ndonjë ndryshim të shëndetit dhe të imunitetit edhe pse e kam kaluar 2 herë .
Besoni në efektivitetin e vaksinës?
Mund të them se besoj një përqindje shumë të vogël pasi kemi sëmundje të cilat ekzistojnë me shekuj dhe nuk janë gjetur vaksina nëse jo shëruese të paktën parandaluese. Prandaj nuk kam një bindje të plotë në efektivitetin e vaksinës.
Parashikoni të vaksinoheni tani afër?
Për momentin jo. Do të vaksinohem vetëm nëse e kam të detyrueshme dhe më pengon për aktivitetet e përditshme.


