Përse është bekim të kesh një motër, sipas shkencës

Blertina Koka

Kam 3 motra dhe e di shumë mirë çfarë do të thotë kur ato të ngrenë nervat për momentin, por në fund të ditës përsëri mbeten shoqet më të mira. Prej tyre kam mësuar më shumë për njerëzit dhe veten.

Ja cilat janë të gjitha arsyet përse është mirë të kesh motra, sipas shkencës

Motra të përmirëson shëndetin mendor

Ke nevojë për mbështetje morale? Telefono motrën. Një studim i vitit 2010, i publikuar tek revista “Family Psychology”, tregon se të pasurit e një motre mund të përmirësojë shëndetin mendor dhe vetëbesimin. Shkencëtarët nga Universiteti Brigham Young kanë zbuluar se motrat ndihmojnë më të vegjlit që mos të ndihen vetëm, të frikësuar, të ndruajtur apo në faj.

“Studimet kanë treguar se motrat luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit mendor dhe me kalimin e moshës ato bëjnë më shumë për të afruar familjen pas ndarjes nga jeta të prindërve”, thonë shkencëtarët.

…dhe të bën më të dashur

I njëjti studim ka zbuluar se të pasurit motër ju ndihmon të bëheni më të dashur, më të sjellshëm dhe më të përkushtuar ndaj të tjerëve. Kjo sepse motrat nxisin sjellje të mira sociale, si altruizmi apo dhembshuria, kur shprehin dashuri dhe afeksion.

  Motra të ndihmon të përmirësosh aftësisë ndërpersonale

Rezulton që motra mund t’ju mësojë shumë si të komunikoni dhe zgjidhni konfliktet me të tjerët. Mund të mësoni si të argumentoni apo të përballoni situatat e vështira duke pasur një marrëdhënie të afërt me motrën e madhe. Nga ana tjetër, të pasurit e një motre më të vogël, që ka nevojë për sigurinë dhe vëmendjen tuaj, ju ndihmon të jeni më të kujdesshëm dhe të kuptueshëm me të tjerët

…si dhe aftësitë komunikuese

Studimet kanë treguar se vëllezërit që rriten me motra kanë aftësi më të mira komunikuese me gratë se ata që janë fëmijë të vetëm ose janë vetëm djem. (Kjo vlen edhe për gjininë tjetër).

Motra të mëson si të jesh i/e pavarur dhe ambicioz/e

Një studim i vitit 2009 i kryer nga psikologët britanikë ka zbuluar se njerëzit që kanë të paktën 1 motër janë më të vendosur dhe të pavarur se ata që rriten vetëm me vëllezër.

…dhe si të mbash balancën

I njëjti studim, i kryer tek rreth 600 pjesëmarrës të moshës 17-25 vjeç, ka zbuluar se motrat ndihmojnë më të vegjlit t’i përballojnë më mirë problemet në jetë dhe të përjetojnë më pak stres. Me pak fjalë, ata janë më të lumtur dhe më optimistë se bashkëmoshatarët e tyre që nuk kanë motra./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës