Peshku, kura ideale për artritin

Acidet yndyrore tek peshqit si tuna, salmoni dhe sardelet mund të lehtësojnë dhimbjet e artritit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar tek revista “Arthritis Care & Research”, i cili ka zbuluar se duke konsumuar peshk dy herë në javë, personat që vuajnë nga artriti mund të kenë më pak dhimbje dhe ënjtje të gjymtyrëve.

Për të lehtësuar dhimbjet dhe parandaluar dëmtimin afatgjatë të kyçeve, shumë pacientë përdorin ilaçe kundër reumatizmit.

Autorja kryesore e studimit, dr. Sara Tedeschi, thotë se zbulimi i tyre mbështet studimet  e mëparshme të cilat sugjerojnë se konsumimi i peshkut mund të ulë inflamacionin e lidhur me sëmundjen e artritit reumatoid.

Prandaj ajo sugjeron që personat të cilët vuajnë nga artriti të konsumojnë peshk në vend të suplementeve të vajit të peshkut.

Burimi: Express.co.uk / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit