“Peshoja sa një këlysh elefanti”: Studentja tregon si humbi rreth 80 kg

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një femër obeze, e cila e krahasonte veten me një këlysh elefanti, ka humbur gjysmën e peshës së trupit pas një komenti nga i ati.maddy-ghorob

29-vjeçarja Maddy Ghorob tregon se arriti 136 kg pasi konsumonte ushqime me shumë kalori në fëmijëri. Studentja për drejtësi nga Los Angjelos kishte vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore për shkak të peshës.

Prindërit e saj të shqetësuar i thoshin se do t’i jepnin gjithçka nëse ajo do do të fillonte të bënte aktivitet fizik. Ajo tallej shpesh nga shokët e klasës për shkak të peshës.

Nga frika se do të vdiste nga stili i jetesës, babai i saj vendos t’i thotë se i vjen turp të dalë me të në rrugë.

“Më vjen turp të dal jashtë me ty. Jo sepse je e shëndoshë, por sepse pesha jote u tregon njerëzve se ti nuk kujdesesh për veten dhe nuk vlerëson trupin apo jetën tënde”, këto kanë qenë fjalët e të atit që bënë Maddyn që të reflektonte e të niste një regjim të fortë diete e ushtrimesh për të rënë në peshë, duke arritur që sot të peshojë vetëm 57 kg.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin