Për 4 – 5 persona duhen:
2 kokrra vezë- 2 gota uji qumësht
- 1/2 filxhan çaji miell
- 2 lugë gjelle margarinë
- 1 filxhan çaji reçel
Rrihen vezët me pak ujë e kripë, hidhet mielli, qumështi dhe përgatitet një brumë i hollë sa të vishet gishti, si tek kanelonet.
Lyhet tigani me lyrë, hidhet shtresa e hollë e brumit dhe piqet nga të dyja anët, pastaj petët mbushen me reçel, konfiturë (të trashë), mblidhen në formë roleje dhe priten në formë paralelogrami.
I vendosim bukur në pjatë, u hidhet sipër sheqer pudër dhe u bëhën zbukurime me hekur të nxehtë.
Ju bëftë mirë!


