Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj
Zakonisht yndyra mblidhet dhe fillon të akumulohet në bark. Të gjithë në një pikë të jetës së tyre kanë fituar peshë dhe kanë qenë duke kërkuar për dieta ose mënyra për t’u dobësuar. Trupi ynë ka organe të shumta që merren me pastrimin. Midis tyre janë zorrët, veshkat, mushkëritë dhe mëlçia, por ekzistojnë elemente që janë duke penguar punën normale të tyre dhe kjo rezulton me një grumbullim të dhjamit në pjesën e stomakut dhe fundit të barkut.
Konsumojeni këtë pije para se të flini dhe do të vini re rezultate pozitive në heqjen e dhjamit në bark.
Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje asaj që janë duke ngrënë. Nuk duhet harruar se ushqimi është një nga pjesët më kryesore të shëndetit tonë. Kjo pije kombinon përbërës që kanë jo vetëm veti dietike dhe dobësimi , por edhe përbërës që ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar, rritje të metabolizmit dhe pastrim të të gjithë trupit nga toksina që shkaktojnë jo pak dëme në trup.
Përbërësit e kërkuar:
- 1/3 e enës me ujë
- 1 rrënjë xhenxhefili
- një kastravec
- një tufë majdanoz
- gjysmë limoni
Si ta përgatisni:
- Lajini mirë kastravecin, majdanozin dhe xhenxhefilin.
- Copëtojeni imët majdanozin derisa të formohet një lugë plot dhe pjesën tjetër ruajeni për më vonë.
- Prijeni kastravecin në copa të vogla.
- Vendosini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse derisa të përzihen sa më mirë.
- Nëse dëshironi mund të shtoni pak mjaltë për ëmbëlsim.
Konsumojeni këtë pije përpara se të flini. Do të vini re se do të ndiheni më energjikë dhe se barku juaj do të bjerë në pak javë. Për një rezultat më të mirë, shoqërojeni me një rutinë ushtrimesh.
Burimi: Healthy Life Byte / https://shendeti.com.al/


