Pilaf me kërpudha, dy lloj mënyrash gatimi

Mënyra e parë:

pilaf me kerpudhaPër 4-5 persona duhen:

  • kërpudha 0.3 kg;
  • gjalpë 2 lugë gjelle;
  • oriz 3 filxhanë çaji;
  • kripë;
  • piper.

Kërpudhat përvëlohen, kullohen, priten në rripa dhe kaurdisen me gjalpë; hidhet lëngu i kërpudhave duke patur parasysh raportin oriz ujë 1:2, hidhet kripë, piper dhe zihen derisa orizi të jetë gati. Sipas dëshirës mund t’i hidhen dhe karota të grira në kubikë të vegjël.

Mënyra e dytë:

Për 4-5 persona duhen:

  • kërpudha 0.3 kg;
  • lyrë 2 lugë gjelle;
  • oriz 3 filxhanë çaji;
  • karota 2-3 copë mesatare;
  • krem 2 lugë gjelle;
  • kripë;
  • piper.

Zihet orizi me karota të prerë në kubikë të vegjël dhe kullohet. Kërpudhat përvëlohen, grihen dhe kaurdisen në tigan me lyrë, shtohet krem shantiji (ajkë qumështi), kripë, orizi përzihet mbi zjarr dhe vihet në pjatë. Sipas dëshirës mund t’i hidhet dhe kaçkavall i grirë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin