Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Brenda dy viteve do të jetë e disponueshme një pilulë që do të parandalojë sëmundjet që vijnë me kalimin e moshës. Kjo pilulë është e tejmbushur me vitamina dhe minerale dhe do të mund të merret si një suplement i dietës.
Testimet e para të formulës, që përmban vitaminë B, C dhe D, acide folike dhe ekstraktin e çaji jeshil, kanë qenë të jashtëzakonshme. Shkencëtarët mendojnë se një ditë kjo pilulë do të ngadalësojë progresin e sëmundjeve të rënda të trurit, si skleroza dhe Parkinsoni.
Një seri studimesh të publikuara dekadën e fundit kanë treguar përfitimet e kësaj pilule tek minjtë. Suplementi përmirësoi shikimin e minjve, së bashku me balancimin dhe aktivitetin motor. U pa se u përmirësua madje edhe nuhatja e tyre, humbja e të cilës lidhet me sëmundjet neurologjike.
Shkencëtarët shpresojnë që përzierja e këtyre ilaçeve të parandalojë dhe të rikthejë humbjen e neuroneve tek pacientët që vuajnë nga çrregullime nervore, si sëmundja e alcajmerit, parkinsonit etj.
Studimi është publikuar tek revista “Environmental and Molecular Mutagenesis”.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


