Përbërësit për 1 masë
2 gota miell për petë- 2 kokrra vezë
- 2 kokrra qepë mesatare
- 2-3 lugë gjelle lyrë
- 1 filxhan çaji mish i grirë
- 1 filxhan kafeje oriz
- 1 gotë qumësht
- Kripë, piper
Përgatitja
Kaurdiset me pak yndyrë qepa e grirë hollë, shtohet mish i grirë, vazhdohet kaudisja duke hedhur kripë, piper, oriz, ujë, sa të bëhet pilaf i shkrifët. Me miell, vezë, ujë, e pak kripë zihet brumi si për byrek.
Hapen 4-5 fije petë, shtrohen në tavë të lyer duke e spërkatur secilën me yndyrë, hidhet sipër masa e përgatitur, hapet në tavë dhe hidhen vezë të rrahura me qumësht dhe pak kripë.
Piqet në furrë dhe shërbehet e nxehtë.
Ju bëftë mirë!


