Plakja e popullsisë dhe sëmundjet po rrisin shpenzimet për shëndetësinë dhe deficitin e skemës së sigurimeve

Plakja e popullsisë po rrit numrin e të sëmurëve kronikë e për rrjedhojë një nevojë më të lartë për fonde që shkojnë për financimin e shëndetit.

Si rrjedhojë e zhvillimeve demografike, por edhe kompleksitetit të sëmundjeve, shpenzimet për skemën e sigurimit shëndetësor janë rritur me shpjet se të ardhurat që paguhen nëpërmjet kontributit të sigurimeve shëndetësore. Kjo e ardhur vilet kryesisht si tatim nga pagat në masën 3.4%, ku gjysma paguhen nga punëmarrësi dhe gjysma nga punëdhënësi, por nuk po rritet me të njëjtat ritme sa shpenzimet, e për rrjedhojë deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore po zgjerohet në vijimësi vitet e fundit (shih grafikun bashkëngjitur).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave shpenzimet për sigurimet shoqërore në vitin 2020 ishin 43.3 miliardë lekë, nga të cilat 13 miliardë lekë u siguruan nga të ardhurat e kontributeve të sigurimeve dje pjesë tjetër prej 30 miliardë lekësh u financua nga buxheti i shtetit.

Deficiti i skemës së sigurimeve shëndetësore u zgjerua me 4.5 % gjatë vitit të kaluar. Gjatë vitit pandemik nevoja për shpenzime në shëndetësi u rrit, por ndërkohë të ardhurat nga kontributet u ndikuan negativisht nga rritja e papunësisë. Pas një rritje të qëndrueshme të ardhurat nga kontributet e sigurimeve pësuan rënie me 1 % vitin e kaluar krahasuar me vitin 2019. Gati tre të katërtat e skemës së sigurimeve shoqërore financohet nga taksat përgjithshme nëpërmjet buxhetit të shtetit. N

Në strukturën e të ardhurave, të ardhurat nga transferta e buxhetit të shtetit përbëjnë peshën kryesore me 68.7% (nga të cilat 52.3% për shërbimin spitalor dhe 16.4% për shërbimin parësor), ndjekur nga të ardhurat e kontributeve të sigurimeve shëndetësore me 31.2%. Të ardhurat nga burime të tjera zënë një peshë specifike të vogël prej 0.1%.

Transfertat nga buxheti i shtetit në total u realizuan në vlerën 30 miliardë lekë , të cilat 7 miliardë lekë shkuan për shërbimin parësor. Me transfertën e shërbimit parësor mbulohen financimi i Qendrave Shëndetësore, si dhe pagesat e kontrollit bazë për grupmoshat 35-70 vjeç. Transfertat për shërbimin spitalor (përfshirë edhe spitalet publike) u realizuan në vlerën 22,9 miliardë lekë. Shpenzimet për rimbursimin e medikamenteve ishin 11 miliardë lekë o se rreth 20% e totalit të fondeve në dispozicion.

Rritja e sëmundjeve kardiovaskulare dhe neoplazmave po rrit vit pas viti nevojën për më shumë rimbursim në medikamente jetësore. Për vitin 2020 shpenzimet e barnave të grupit C “Sistemi Cardiovascular” u rriten rreth 156,5 milion lekë më shumë se në vitin 2019. Për vitin 2020 grupi C i barnave zuri 23.2% të shpenzimeve të rimbursimit. Barnat për këtë zë janë të lidhura direkt me rritjen e shpenzimeve të rimbursimit për 3 diagnoza më të kushtueshme, që janë në top 10 listën e diagnozave më frekuente dhe me vlerë rimbursimi më të lartë: Hipertensioni arterial, insufiçienca kardiake si dhe çrregullimet e ritmit të zemrës./ Monitor

Postime të ngjashme

Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret