Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Mushkëritë janë një nga organet më të rëndëshishme të trupit dhe për pasojë pastrimi i tyre është shumë i nevojshëm, sidomos për duhanpirësit. Papastërtitë dhe toksinat e akumuluara në mushkëri pengojnë funksionimin normal të tyre dhe mund të çojnë në kushte të rënda shëndetësore. Ndiqni këto këshilla bazë për 3 ditë dhe mushkëritë do të shkarkohen nga toksinat:
- Dy ditë para fillimit të këtij trajtimi, ndaloni konsumimin e produkteve të qumështit. Trupi duhet të fillojë të pastrohet nga toksinat e akumuluara.
- Në ditën e parë të trajtimit pini një çaj bimor, do të këshillohej çaji i blirit. Këtë çaj konsumojeni gjysmë ore para se të flini gjumë.
- Mushkëritë gjatë këtij trajtimi nuk duhet t’i nënshtrohen një aktiviteti të rëndë fizik.
- Ditën e dytë, para mëngjesit pini rreth 300 ml ujë me lëngun e 2 kokrrave limoni.
- Para drake pini 300 ml lëng grejpfruti ose ananasi. Lëngjet e tyre përmbajnë antioksidantë natyralë dhe përmirësojnë funksionimin e sistemit të frymëmarrjes.
- Midis drekës dhe darkës, pini 300 ml lëng karrote, ky lëng do t’ju japë sasinë e nevojshme të vitaminës C.
- Para se të flini pini 300 ml lëng të pasur me kalium sepse shërben si një tonik pastrimi. Frutat e pasura me kalium janë boronica, kajsia, bananja, dardha etj.
- Veproni edhe ditën e tretë njësoj si ditën e dytë. Pini të njëjtat lëngje të listuara më sipër.
- Pini rreth 2 litra ujë, në temperature ambienti çdo ditë./ Burimi: steptohelath


