Plogështia, mpirja e duarve, marramendja mund të jenë shenjë e mungesës së këtij minerali

 

Simptomat janë fshehura,  prandaj kushtojini vëmendje

Ne nuk i kushtojmë rëndësi vlerave të  kaliumit, por duhet. Ai është i rëndësishëm për forcimin e muskujve, funksionimin e sistemit nervor dhe për shëndetin kardiovaskular, shprehen ekspertët.  Vlerat ushqyese janë në shumë ushqime të shijshëm ( siç janë: pjepri, avokado, banania dhe fasulet e bardha). Ndonëse ju merrni vlerën e rekomanduar 4,700 mg, përsëri mund të keni mungesë. Pse? Sa më shumë natrium që merrni, aq më shumë kalium nxjerr trupi, thonë ekspertët. Fakti që trupi  juaj mund të kërkojë më shumë është e vështirë të kuptohet por, nëse ju përjetoni një nga shenjat dhe nuk mund ta kuptoni çfarë mund të keni, atëherë është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj për të testuar nivelet e kaliumit.

Ndiheni të lodhur

Çdo qelizë e trupit kërkon masën e duhur të kaliumit për të funksionuar dhe mungesa e tij mund të ketë si pasojë lodhjen kronike.

Pra, nëse sesioni juaj i rregullt i ushtrimeve ju lë të lodhur dhe ju e dini që po flini sa duhet, atëherë kaliumi mund të jetë shkaku.

Keni presion të lartë  të gjakut

Kaliumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut.  Mos marrja mjaftueshëm e kaliumit sjell në ngushtimin të enëve të gjakut, duke çuar kështu në rritjen e presionit të gjakut.

Konsumoni ushqime të shpejta

Konsumimi i ushqimeve të përpunuara sjell në nivel të ulët të kaliumit për shkak të  përmbajtjes  së natriumit të patatinave, ushqimet e ngrira dhe biskotave. Mundohuni të mos konsumoni produkte të kripura për të ndihmuar në mbajtjen e kaliumit të marrë nga produktet që ju konsumoni.

Keni dobësi dhe dhimbje të muskujve

Kaliumi luan rol në zbutjen e kontraktimeve të muskujve, prandaj kur nivelet  e kaliumit janë të ultë, ju mund të përjetoni dhimbje dhe gulçime.

Zemra juaj rreh shpejt

Është e frikshme kur zemra papritur fillon të rrahë fortë apo shumë shpejt pa patur asnjë shkak. Shumë arsye mund të jenë shkaktarë të rrahjeve të shpejta të zemrës ose dridhje, një nga shkaktarët është dhe niveli i  ulët i kaliumit.

Marrje mendsh ose gjendje të fikëti

Rënia e madhe e niveleve të kaliumit mund të ngadalësoje rrahjet e zemrës aq sa ju mund të përjetoni një gjendje të fikëti. Është e zakonshme dhe ka shumë faktorë të cilët mund të jenë arsyet, por nëse përjetoni diçka të tillë, është mirë të kontrolloheni nga një mjek menjëherë.

Kapsllëku

 Mund t’iu duket çmenduri por niveli i ulët i kaliumit mund të ngadalësojë funksione të tjera të trupit dhe sistemi juaj tretës nuk bën përjashtim. Mund të përjetoni dhe fryrje të barkut apo dhimbje abdominale. Sigurisht, mangësia në kalium nuk është e vetmja që mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë.

Ndjesi shpimi apo mpirje

Kaliumi mund t’ju ndihmojë në shëndetin nervor dhe pa të ju mund të përjetoni atë ndjesinë e padurueshme të mpirjes dhe shpimit me gjilpërë.

Burimi: Prevention/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara