Përshtati në shqip: Blertina Koka
Një postim në Facebook i shpëtoi jetën një nëne pasi e ndihmoi të zbulonte një gjëndër kancerogjene në gjoks.
51-vjeçarja Jayne Dandy thotë se është akoma gjallë falë një mbijetuese të kancerit, Hayley Browning, e cila ndau në rrjetet sociale disa këshilla për vetë-ekzaminim të sëmundjes.
Gjëndra në gjoks është një nga treguesit më kryesor të kancerit të gjirit. Simptoma të tjera janë ndryshime në formën, madhësinë dhe temperaturën e gjoksit, si dhe sekretim të lëngjeve, ënjtje, gërryerje të lëkurës etj.
Ekspertët zakonisht rekomandojnë që të kontrollojmë për këto shenja, sidomos për gjëndrat, kur lahemi.
Ndërsa pacientja Hayley Browning nëpërmjet një postimi në Facebook sugjeroi gratë që të kontrollonin gjoksin edhe kur janë ulur.
Në postimin që është shpërndarë me mijëra herë, Hayley, shpjegon “trukun” që mund të ndihmojë femrat e tjera.
“Po shpresoj të ndaj një truk timin me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, pasi mund të ndihmojë për shpëtimin e jetës së dikujt.
Tri javë më parë, unë u diagnostikova me kancer në gji. Mund ta ndieja gjëndrën vetëm kur isha shtrirë dhe u zhdukte krejtësisht kur çohesha.
Shumë uebsajte ju thonë të kontrolloni për gjëndrat në dush, por, nëse do të kisha ndjekur këtë këshillë, gjëndra mund të rritej shumë dhe nuk do të kishte shërim. As kirurgu vetë nuk mund ta ndiente gjëndrën kur isha në këmbë.
Prandaj, kjo është një thirrje për të gjitha gratë, që të kontrollojnë gjirin e tyre ndërsa janë shtrirë”.
Ndërkohë që mendoj për udhëtimin e gjatë që më pret dhe kimioterapinë që më duhet t’i nënshtrohem, dua që ky mesazh i imi të arrijë tek sa më shumë njerëz dhe t’ju vijë sa më shumë në ndihmë”, shkroi Hayley në një postim të shpërndarë shkurtin e vitit të kaluar në faqen e saj në Facebook.
Ajo që Hayley ka ndarë me ne tregon se historia e çdo gruaje është e rëndësishme, dhe secila ka fuqinë të shpëtojë jetë njerëzish”.
Hayley tani po punon për Kujdesin ndaj Kancerit të Gjirit. Ajo thotë se u emocionua shumë kur u kontaktua nga Jayne duke i thënë se postimi i shpëtoi jetën.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al


