Pranvera dhe vera sjellin antioksidantët më të vlefshëm dhe natyralë për lëkurën

leku2

Aleatet e mëdhenj kundër procesit të plakjes së indeve, substancat antioksidante gjendën në mënyrë natyrale në ushqime të ndryshme dhe kontribuojnë për një dietë kundër moshës.
Antioksidantet natyralë janë shumë të përhapur nga sa mund të imagjinojmë. Shpesh dëgjojmë të flitet për substanca antioksidante të lidhura me produkte bukurie, që pengojnë radikalet e lira përgjegjëse për plakjen kutane. Por, procesin e plakjes mund ta frenojmë edhe me ushqime, duke ngadalësuar shfaqjen e shenjave tipike të kalimit të viteve. Ja cilët janë ushqimet me përmbajtje të lartë antioksidantesh:
Boronicat dhe manaferrat
Frutat e pyllit janë shumë të pasura me antioksidante natyral, por nder të gjithëve, manaferrat dhe mbi të gjitha boronicat kanë një sasi të larte. Kur është sezoni i tyre, përfitoni për të konsumuar këto fruta të egra, me nëse natyra por edhe të përgatitur. Këto fruta janë shume te pasura edhe me vitamina të tjera (A dhe C).
Kivi
Një frutë tjetër me vlera të shumta, shumë i pasur me fibra, kiëi këshillohet shpesh për probleme me stomakun, por ai është shumë i pasur edhe me vitamina C dhe E, gjithashtu është një antioksidante shumë i fuqishëm. Është mire të konsumohet i freskët, në mëngjes për të rregulluar funksionin e organizmit apo thjesht si zemër gjatë ditës si ushqim kundër moshës.
Çaji jeshil
I përdorur zakonisht si pije nga të gjithë popujt aziatik, çaji jeshil është importuar në të gjithë vendet e botës si një aleat mirëqenieje. Përveç shumë vlerave te tij, ai ndihmon për të pënguar plakjen dhe për të mbajtur organizmin në shëndet të plotë.
Panxhari
Ushqim që përdoret gjërë në kuzhinën tonë, ka përmbajtje të lartë të agjentëve aktiv dhe është një antioksidante shumë i mirë natyral, citon “Express”.
Citro
Mes agrumeve, citro është ai me i pasuri me antioksidante, përveç se shumë i pasur me vitamine A, B dhe C. Përmban shumë vlera dezinfektuese dhe stimuluese për stomakun.
Avokado
Ky frutë nuk është tipik për zonën e Evropës dhe Ballkanit, por gjithsesi ky frutë gjendet me lehtësi. Ky frutë ka një përmbajtje të lartë antioksidantesh nëse konsumohet i freskët.
Domatet
Janë element kryesor në ushqimin mesdhetar, domatet përmbajnë substanca të ndryshme, janë perfekte si anti stres por edhe oksidante të shkëlqyer. Është më mirë nëse i konsumoni të freskëta për të përfituar vlerat e tyre, me gatimin, vlerat e agjenteve aktiv reduktohen.
Por këto janë vetëm disa nga ushqimet, por nuk duhet të harroni antioksidante të tjerë natyral si luleshtrydhet, kumbullat, bananet, lakra e Brukselit, specat, fasulet dhe portokallët. Nëse është e mundur konsumojini te freskëta dhe te gjalla, ose ne lëngje.

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer