Probleme me fytin, çfarë mund të përdor?

fyti 2

Jam një vajzë 25 vjeç dhe doja të mësoja rreth një problemi që më është shfaqur para pak ditësh. Kam dhimbje fyti dhe mjeku që më vizitoi më tha se kasha laringit. Më dha mjekim, por nuk pata shumë rezultat. Doja të dija, nga se shkaktohet dhe çfarë mund të përdoret për mjekimin e kësaj sëmundjeje:

ELIANA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun alergologe Bardhyl Vaqarri:
“Së pari do sqaroja vajzën se laringiti është sëmundje inflamatore e laringut, i cili është pjesë e rrugëve të frymëmarrjes dhe që luan disa funksione, pasi përveç rolit aktiv në procesin e frymëmarrjes, ai luan rol dhe në krijimin e tingujve dhe fjalëve, si dhe rol mbrojtës e pastrues të bronkeve e mushkërisë. Shkaqet e shfaqjes së laringut janë disa por me të shpeshtët janë infeksionet virale, infeksionet bakteriale si stafilokoku, streptokoku apo pneumokoku dhe substanca të ndryshme alergjizuese. Të njëjtin efekt japin dhe gazrat me efekt helmues, duhani apo kimikatet, temperaturat e ulëta dhe mjediset me lagështi. Por dhe sëmundje të përgjithshme të organizmit por që dëmtojnë dhe laringun si poliartiti, reumatizma, etj. Për sa i përket mjekimit, ai varet nga shkaku dhe nga ecuria e sëmundjes. Kështu në format e lehta këshillohen përdorimi i çajrave të ngrohta, bërja e avujve me mentol apo ekualipt, evitimi i të folurit, duhanit, alkoolit, dhe sipas rastit qetësues për dhimbjen e për kollën me antibiotik dhe antihistaminikë në alergjitë. Në rastet kur pacienti rëndohet përdoret kortizon.

Postime të ngjashme

Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë