Probleme me fytyrën,a duhet të ekspozohem në diell?

fyturaa2

Jam një vajzë 31 vjeç dhe që prej verës së shkuar kam probleme me lëkurën. Pas një ekspozimi të gjatë në diell, herë pa here më shfaqen njolla, puçrra të vogla dhe më skuqet fytyra, në veçanti rreth faqeve, sidomos në faqe, në anët e buzëve. Theksoj se nuk kam vuajtur kurrë nga aknet në periudhën e adoleshencës dhe gjithmonë kam pasur një fytyrë pa probleme. Jam kujdesur për ushqyerjen dhe përdor produkte komzetike për lëkurë me probleme. Ndoshta ka të bëjë me stresin. Tani që është verë duhet të vazhdoj të ekspozohem në diell?
ERISELDA
Për shqetësimin tuja kemi pyetur mjeken Suzana Hoxha:

“Së pari doja t’ju sqaroja se ndoshta ekspozimi i gjatë në diell ka qenë shkaktari i shfaqjes së problemit dhe nga sa përshkruani mund të bëhet fjalë për një formë akneje. Për këtë arsye ju rekomandoj të përdorni kremra me filtra të lartë mbrojtës (nëse jeni brune përdorni kremra me mbrojtës 25, nëse jeni bjonde kremra me faktor mbrojtës 40). Gjithsesi do ju rekomandoja të bënit një konsultë te dermatologu për të bërë një shqyrtim më të saktë të problemit”

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare