Probleme me prostatën, nga se shkaktohen?

prosyat 2

Jam një burrë 57 vjeç dhe doja të dija se nga se shkaktohet prostati dhe si shfaqet, çfarë shenjash janë karakteristikë e kësaj sëmundjeje?
HETEMI
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun urolog, Niko Nushi:
“Për sa i përket shenjave do sqaroja se prostatiti akut shfaqet me temperaturë të lartë, ethe me të dridhura dhe djersë. Pacienti ka ndjesinë e të urinuarit shpesh, urinon me djegie dhe me pika. Gjatë defekimit ka dhimbje të forta në zonën e kanalit të urinës.
Ndërsa përsa i përket shkaqeve ata janë të shumtë dhe ndahen në: mikrobik, traumatik dhe toksikë. Më të shpeshtë janë prostatitet gonoreike që shkaktohen nga uretriti gonorreik që çon në stricturë (ngushticë) të kanalit të urinës. Këto mund të ndodhin nga manipulimet me kateter të uretrës, të cilët nuk janë të sterilizuar dhe japin dëmtime të kapsulës së prostatës, gurët e vezikës urinare që lokalizohen mbi gjëndrën e prostatës. Ndër faktorët toksik përmendim pirjen e zgjatur të alkoolit dhe pijeve me ngjyrë si: konjak, uiski, fërnet. Por dhe pirja e duhanit dhe ambienti i punës (në personat që punojnë me plumb dhe acide). Faktorë të tjerë janë dhe ata termik, që shfaqen më tepër te personat që punojnë në fonderi dhe ata në dhomat e frigoriferëve të mëdhenj. Ndërsa faktorët traumatik, janë ato që ndodhin nga dëmtimi i kanalit të urinës në frakturat e bacilit. Këtu ndikojnë dhe qëndrimet e gjata ulur në mjete të forta (sedilje të motorrave)”.

 

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç