Problemet e mëlçisë: simptomat e para, shkaqet, faktorët që rrisin rrezikun e kësaj sëmundje

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit sepse bën të mundur tretjen e ushqimit dhe largon substancat toksike. Sëmundjet e mëlçisë mund të jenë të trashëguara (gjenetike) ose të shkaktuara nga një sërë faktorësh që dëmtojnë mëlçinë si obeziteti, alkooli, sëmundjet e ndryshme etj.

melciaShenjat që tregojnë se keni probleme me mëlçinë:

  • Lëkurë e verdhë
  • Kur e bardha e syve kthehet e verdhë
  • Dhimbje dhe fryrje barku
  • Enjtje të këmbëve dhe kyçeve
  • Lëkurë e thatë
  • Ngjyrë e errët e urinës
  • Lodhje kronike
  • Të vjella
  • Humbje oreksi

Duhet të konsultoheni me mjekun menjëherë pasi të vini re ndonjë nga simptomat e mësipërme nëse ju shfaqen në mënyrë të vazhdueshme.

Shkaqet që shkaktojnë problemet e mëlçisë:

Infeksionet: parazitët dhe viruset mund të infektojnë mëlçinë, shkaktojnë inflamacin dhe prishin funksionin e mëlçisë. Llojet më të zakonshme të infeksioneve të mëlçisë janë viruset e hepatitit duke përfshirë hepatit A, hepatit B, hepatit C.

Sëmundjet autoimune

Faktorët që mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë:

  • Përdorimi i alkoolit
  • Injektimi i drogërave
  • Përdorimi i gjilpërave të përbashkëta
  • Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura
  • Ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara apo toksinave
  • Diabeti
  • Mbipesha
  • Nivelet e larta të triglicerideve në gjak.

Komplikimet e sëmundjeve të mëlçisë ndryshojnë në varësi të shkakut të problemit që keni me mëlcinë. Nëse problemet me mëlçinë nuk trajtohen mund të çojnë në rrezikshmëri për jetën./ Burimi: mayoclinic.org

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur