Problemet me tiroiden, dalloni shenjat nga pamja e jashtme e trupit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Hipotiroidizmi është një gjendje që prek gjëndrën tiroide, një organ i vogël i vendosur në pjesën e poshtme të qafës. Duke qenë se simptomat zhvillohen shumë më vonë pasi të shfaqet sëmundja, shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë se vuajnë nga hipotiroidizmi. Disa nga këto simptoma, si lodhja për shembull, shfaqet edhe kur kemi probleme të tjera shëndetësore, ose mund ta ngatërrojmë për shenjë të plakjes apo stresit.

Simptomat shfaqen sepse gjëndra e tiroides nuk po funksionon siç duhet. Në rastin e hipotiroidizmit, gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone, që ndihmojnë në funksionimin e disa sistemeve në trup.

Kur nivelet e hormoneve të tiroides janë të ulëta

Hipotiroidizmi mund t’ju shkaktojë ndjesinë e lodhjes dhe të ftohtit. Mund të shtoni edhe disa kile më tepër.

Nivelet e ulëta të hormoneve të tiroides mund të ndikojnë gjithashtu në gjendjen emocionale dhe të menduarit. Për shembull, mund të keni:

  • Depresion
  • Probleme me kujtesën
  • Vështirësi për të menduar qartë

Mund të keni edhe dhimbje, ngurtësim dhe ënjtje në:

  • Muskuj
  • Kyçe
  • Fytyrë
  • Zonën e syve
  • Gjuhë

Ngjirja e zërit dhe problemet me dëgjimin janë gjithashtu shenja të hipotiroidizmit. Ashtu si edhe kapsllëku. Femrat kanë gjithashtu ndryshime në ciklin menstrual.

Mund të ndodhin edhe ndryshime në lëkurë, si:

Lëkurë e zbehtë dhe e ftohtë

Tharje dhe acarim të lëkurës

Zverdhje, sidomos në shputat e këmbëve, pëllëmbët e duarve dhe fytyrë.

Thonjtë gjithashtu janë të brishtë dhe rriten shumë ngadalë. Ndryshojnë edhe flokët, bëhen më të ashpra dhe mund t’ju bien shumë.

Duke qenë se hipotiroidizmi mund të dobësojë zemrën dhe mushkëritë, mund të keni gjithashtu:

  • Ngadalësim të rrahjeve të zemrës
  • Probleme me frymëmarrjen gjatë aktivitetit fizik
  • Dobësi
  • Tension të lartë të gjakut
  • Nivele të larta të kolesterolit

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës