Produktet natyrale që mbrojnë zemrën

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Çdo 42 sekonda një person në SHBA pëson atak kardiak. Është një statistikë shumë e frikshme. Megjithatë, ja një lajm i mirë: Ka një sërë zgjedhjesh të thjeshta që ju mund të bëni çdo ditë, si stërvitja rregullisht apo mos pirja e duhanit, për të mbrojtur zemrën dhe ulur rrezikun e zhvillimit të problemeve kardiovaskulare. Doni një tjetër mënyrë gjeniale për ta mbajtur zemrën të shëndetshme?

Për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, duhet të shmangni ushqimet të pasura me shumë yndyra të ngopura (të pashëndetshme), kripë dhe kalori boshe.

…dhe konsumoni ushqime të pasura në lëndë ushqyese, fibra dhe yndyra të shëndetshme.

Ja cilat janë 10 super ushqimet që do të kujdesen për zemrën tuaj:

  1. Salmoni dhe peshq të tjerë të yndyrshëm janë të pasur me acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për zemrën.
  2. Bollguri është i pasur në fibra të tretshme, që mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
  3. Manaferrat, boronicat, luleshtrydhet janë të pasura në antioksidues që mund të ulin rrezikun e atakut në zemër dhe tensionin e gjakut.
  4. Çokollata e zezë përmban polifenolë që und të ulin tensionin e gjakut, si dhe parandalojnë mpiksjen dhe bllokimin e arterieve. Konsumoni një copë të vogël çokollatë të pasur me 60-70% kakao.
  5. Qitrot janë të pasura në vitaminë C, lëndë ushqyese kjo që ndihmon në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Konsumoni fruta të freskëta në vend të lëngjeve, dhe shmangni sheqernat e shtuara.
  6. Patatet janë të pasura në kalium, që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Ato janë gjithashtu të pasura edhe në fibra, që mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Vetëm mos i konsumon ato të skuqura apo t’i përzieni me ushqime të pashëndetshme.
  7. Domatet janë të pasura në likopene, një antioksidues që mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të keq (LDL), parandalon bllokimin e arterieve si dhe ul rrezikun e atakut në zemër.
  8. Frutat e thata janë të pasura në acide yndyrore omega 3 dhe fibra. Konsumoni bajame, fistikë, arra, kikirikë,
  9. Bishtajoret si fasulet, thjerrëzat dhe bizelet ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit që vuajnë nga diabeti.
  10. Vaji i ullirit ekstra i virgjër është një burim i mirë i yndyrave të pangopura. Ky lloj vaji përdoret gjerësisht në dietën mesdhetare, ku studime të ndryshme kanë treguar se mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?