Pse disa prej nesh kanë nevojë për 5 kafe në ditë?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Dëshira për të pirë kafe mund të jetë e shkruar në gjene, thonë shkencëtarët. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit me një variacion të caktuar të gjenit nuk kanë nevojë të konsumojnë aq shumë kafe sa për të pësuar një goditje nga kafeina.kafe

Gjeni në fjalë është quajtur  PDSS2 dhe ky variacion zvogëlon aftësinë tretëse të kafeinës në trup, duke bërë që të qëndrojë për një kohë të gjatë në organizmin e një personi. Njerëzit që nuk e kanë këtë variacion e metabolizojnë kafeinën më shpejtë, dhe si rezultutat mund të pinë një filxhan kafe më shumë në ditë.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Edinburgh dhe  Universiteti Trieste, në Itali, studiuan ADN-në e gati 3 mijë përdoruesve të kafes në Itali dhe Holandë. Pjesëmarrësve iu kërkua që të plotësonin një pyetësor se sa filxhanë me kafe pinin çdo ditë.

Në fund të studimit ata zbuluan se italianët me variacion të ADN-së prireshin të konsumonin vetëm një filxhan kafe në ditë, krahasuar me personat që nuk e kishin këtë variacion. Ndryshimi ishte më pak i dukshëm tek holandezët. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh për shkak të llojeve të ndryshme të kafes që pihen në këto dy shtete.

Në Itali njerëzit priren të pinë filxhanë të vogël me kafe, ndërsa holandezët preferojnë ta pinë në filxhanë të mëdhenj dhe të ketë sa më shumë kafeinë.

Sipas dr. Nicola Pirastu, Nga Universiteti Edinburgh, dëshira jonë për të pirë kafe mund të jetë e shkruar në gjene.

“Duhet të bëjmë studime të tjera për të konfirmuar këtë teori dhe për të qartësuar gjithashtu lidhjen biologjike midis gjenit PDSS2 dhe konsumimit të kafes”, shprehet dr. Nicola Pirastu.

Ky hulumtim është publikuar tek revista “Scientific Reports”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra