Pse duhet ta përdorim hithrën

Hithra është një bimë, e cila ka përdorim mjekësor dhe përbën një pastrues të shkëlqyer për organizmin në qoftë se merret në fillim të pranverës. Është shumë mirë të përdoret edhe si zarzavate.

hitherPërbërësit: histaminë, acid formik, acetik kolinë, serotomninë, minerale, vitaminë A, B, C.

Veprimi: Astrigent diuretik, tonik, ushqyes, ndalon hemoragjinë, stimulues i qarkullimit, ul nivelin e sheqerit në gjak, nxit rrjedhjen e qumështit. Hithra merr minerale nga toka duke përfshirë hekurin dhe pjesët e saj që është një tonik i mirë për të trajtuar aneminë, me përqindje të lartë që përmban vitaminë C që bën të përthithet shumë mirë nga zorra. Pastron acidin urik nga qarkullimi dhe është shumë mirë të përdoret në rastet me artrit dhe ndihmon në ndalimin e hemoragjisë. Hithrat djegin për shkak të histaminës që përmbajnë dhe acidit formik.

Rrënja e hithrës zakonisht është përdorur si balsam për flokët por studimet e fundit kanë treguar se është një kontrolluese e mirë e problemeve të prostatës.

hitherrrPërdorimi:

Çaji i gjetheve: merret për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe për të pastruar gjakun në artrit, reumatizëm, ekzemë.

Kompresë: njomeni një leckë në lëng dhe vendoseni mbi kyçet e ënjtura nga artriti, ose shiatiku.

Pomada: vendoset në rastet me hemorroide.

Shpëlarja: me lëngun e nxjerrë disifektoni plagët e djegura, pickimet e insekteve dhe plagët e tjera të infektuara. Zieni komplet bimët dhe pijeni lëngun për të kuruar aneminë. Thithni me hundë pluhurin e bimës dhe përdoreni për të ndaluar gjakderdhjen nga hunda. Kompresa nga dekokti i rrënjës përdoret për të shpëlarë flokët në rast zbokthi dhe rrëniës së tyre./Hysni Dankshi, mjek alternativ

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit