Pse duhet të qeshni

Buzëqëshja është një veprim i natyrshëm që ndan lumturinë tonë me të tjerët.  E qeshura ndikon pozitivisht edhe në trurin tuaj. Ja disa fakte që duhet të dini mbi buzëqeshjen:

The-happiest-puppy-lBuzëqeshja mund t’ju bëjë të lumtur (edhe kur nuk jeni), kjo sepse akti i thjeshtë i buzëqeshjes dërgon mesazh në trurin tuaj se jeni të lumtur. Kur jeni të lumtur, truri çliron endorfinë duke ju bërë të ndjeheni mirë. Ky fenomen është studiuar që në vitet 1980 dhe është provuar disa herë. Në vitin 1984 një artikull i botuar në revistën “Science” tregon se njerëzit mund të ndjehen të lumtur ose imitojnë gjeste që shprehin lumturi, vërehen ndryshime fiziologjike që reflektojnë emocion, gjithashtu ndryshime në rrahjet e zemrës dhe në frymëmarrje.

Buzëqeshja juaj mund të lumturojë dikë tjetër. “Kur ju jeni të qeshur, e gjithë bota buzëqesh me ju” hulumtimet tregojnë se lumturia është ngjitëse. Studimet tregojnë se thjesht duke parë dikë që buzëqesh, do të bëni të njëjtin veprim duke aktivizuar muskujt e fytyrës.

Buzëqeshja ju bën më tërheqës. Sipas Akademisë Amerikane “Cosmetic Denistry” një buzëqeshje e bën dikë të duket më tërheqës për seksin e kundërt.

Buzëqeshja mund t’ju ndihmojë të fitoni një punë. Nëse po përgatiteni të shkoni në një intervistë pune, duhet të dini se jo gjithçka varet nga veshja dhe nga dijet. Sipas një studimi, njerëzit të cilët paraqiten të qeshur në një intervistë punë, japin idenë se janë më të këndshëm, të bindur, të qëndrueshëm.

E qeshura ndikon në qarkullimin e gjakut, zvogëlon stresin, përmirëson gjumin dhe ndikon në sistemin tuaj imunitar./Glamour

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet