Pse është e rëndësishme të dallojmë nëse kemi probleme të tiroides?

Çrregullimet e gjendrës tiroide janë më të shpeshta tek femrat. Në ndryshim nga burrat, ato vuajnë në një raport pesëdhjetë me një nga hipotiroidizmi. Ekspertët vlerësojnë si faktorë që mund të favorizojnë probleme autoimune përfshirë gjendrën tiroide, Tiroidethormonet femërore, si estrogjeni etj. Megjithatë, aktualisht asnjë nuk mund të thotë pse femrat janë më të ndjeshme.

Gjendra tiroide është një gjendër e vogël e lokalizuar në qafë e cila prodhon hormone që rregullojnë përdorimin e energjisë. Hormonet e tiroides influencojnë performancën e organeve tuaja: sa shpejt ose ngadalë ato konsumojnë oksigjenin, prodhojnë proteinat dhe u përgjigjen hormoneve të tjera.

Nëse gjendrat tiroide nuk funksionojnë siç duhet, duke prodhuar më pak hormone se norma (hipotiroidizëm) ose më shumë hormone se norma (hipertiroidizëm) metabolizmi juaj do të ndjejë pasojat.

Personat me hipofunksion të gjendrës tiroide shpesh shtojnë në peshë pasi hormonet e tiroides janë të pamjaftueshme dhe si rrjedhojë metabolizimi i trupit ngadalësohet duke çuar në ruajtjen e kripës, ujit dhe yndyrës në organizëm. Veç shtimit në peshë dhe lodhjes, simptoma të tjera janë depresioni, kapsllëku, lëkura dhe floku i thatë, si dhe dhimbja e muskujve. Disa njerëz zhvillojnë një zmadhim të gjëndrës tiroide e cila çon në ënjtje të pjesës së përparme të qafës e njohur si strumë. / QSUT

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë