Pse është e rëndësishme vitamina B9?

Ajo quhet ndryshe : acid folik,ose acid folinik. Vitamina B9 eshtë e tretshme në ujë.

Funksionet: Është thelbësore për të ndërtuar ADN dhe ARN.

Mungesa e saj gjatë shtatzënisë, mund të ndikojë në sistemin nervor të fetusit. Mjekët rekomandojnë suplemente të acidit folik para dhe gjatë shtatzënisë.

Burime të mira: Këto përfshijnë perime me gjethe, bizele, bishtajore, mëlçi, disa produkte gruri të fortifikuar dhe fara luledielli. Gjithashtu, disa fruta kanë sasi të moderuar.

Treguesi më i mirë i mungesës së acidit të acidit folik është anemia megaloblastike, një gjendje në të cilën trupi ynë prodhon më pak qeliza të kuqe të gjakut.

Mungesa e acidit folik pamundëson sintezën e duhur të ADN-së, duke rezultuar në një numër më të vogël të qelizave të kuqe të gjakut përgjegjës për furnizimin e indeve me oksigjen.

Sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së, një të rrituri mesatar i nevojiten 400 mikrogram acid folik çdo ditë, kështu që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për shtojca ushqimore.

Ndër burimet më të mira natyrore të acidit folik janë spinaqi, brokoli, avokado, portokalli, fasulja dhe kikirikët.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet