Pse femrat janë më të predispozuara të preken nga kanceri – edhe nëse nuk janë duhanpirëse

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Femrat janë më shumë të predispozuara se meshkujt të preken nga një lloj i kancerit që lidhet me cigaren, edhe nëse ato nuk kanë tymosur asnjëherë në jetën e tyre. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit të Torontos, i cili shënon një moment historik sa i përket studimeve të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike tek femrat.grua

Sipas hulumtuesve shkencorë, kjo sëmundje është më e zakonshme tek gratë amerikano-afrikane.

7% e grave të moshuara amerikano-afrikane të cilat nuk kanë tymosur asnjëherë duhan dhe 5.2% e të moshuarave në ngjyrë të bardhë vuajnë nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike.

Sa për krahasim, vetëm 2.9% e të moshuarve meshkuj, të racës së bardhë, që nuk kanë pirë asnjëherë duhan e kanë këtë sëmundje.

Pneumonia kronike është shkaktari i tretë i vdekjeve në SHBA. Dhe duhanpirja është faktori kryesor i kësaj sëmundjeje.

Megjithatë, rreth 25% e amerikanëve që nuk kishin tymosur asnjëherë duhan vuanin nga pneumonia kronike.

Sipas ekspertëve, hormonet mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë rast dhe femrat janë të ekpozuar nga duhani kur bashkëshortët e tyre e konsumojnë atë.

Studimi është publikuar tek Revista Ndërkombëtare e Sëmundjeve Kronike.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare